minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Pengesa 28% për premtimet e Ramës

0
Pengesa 28% për premtimet e Ramës

Nga Eduard Zaloshnja

Në programin e qeverisë Rama kishte shumë premtime (investime në infrastrukturë, bujqësi, arësim paga, pensione etj. etj.). Pavarësisht se ato investime mund të financohen pjesërisht me kredi të buta apo me partneritete privat-publik, një rritje e ndjeshme e shpenzimeve buxhetore duhet të shoqërohet edhe me një rritje të ndjeshme të të ardhurave buxhetore. Përndryshe, fëmijët tanë do të rëndohen me një barrë edhe më të rëndë borxhi sesa ai që kemi aktualisht (rreth 13 miliardë dollarë, pa përfshirë garancitë sovrane për PPT-ë, të cilat përbëjnë detyrime buxhetore të së ardhmes).

Por a ka gjasa që të ardhurat e Thesarit të Shtetit të rriten ndjeshëm në vitet në vijim?

Në 16 vjetët e fundit (8 në qeverisjen e Berishës dhe 8 në qeverisjen e Ramës), në Thesarin e Shtetit është futur vetëm 24%-28% e vlerës së Prodhimit të Përgjithshëm Bruto (përmes tatimeve, taksave doganore, akcizave, etj). Ndërkohë, disa shtete me srtukturë të ngjashme ekonomike e fiskale, si fqinjët Mal i Zi, Bosnjë dhe Serbi, kanë grumbulluar gjatë kësaj periudhe në buxhetin shtetëror 37%-43% të vlerës së Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Advertisement

Në qoftë se Shqipëria do të kapte mesin e intervalit të fqinjëve (40%), në Thesarin e Shtetit tonë do të futeshin 2 miliardë dollarë në vit më shumë se ç’futen aktualisht. Që do të thotë se në 4 vjetët e ardhshme, do të futeshin të paktën 8 miliardë dollarë më shumë.

Me 8 miliardë dollarë më shumë në 4 vjet mund të realizohen të gjitha premtimet e qeverisë Rama 3 (madje edhe ca të tjera), pa marrë kredi dhe pa bërë partnerite private-publike. Por problemi është se tatimet dhe doganat tona nuk po i ngrenë dot të ardhurat buxhetore mbi nivelin 28% të vlerës së Prodhimit të Përgjithshëm Bruto…

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit