minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Po bëni krim publik, duke na nxjerrë këtë tipin në TV

0

Nga Endri Shabani

Konkurenca per reklama i vendos mediat dhe gazetaret ne nje presion te vazhdueshem per audience. Numri i klikimeve apo grafiket e audiences jane kthyer ne instrumentin kryesor mates se punes se tyre, madje edhe te peshes se nje gazetari apo emisioni.

Per pasoje gazetaret jane ne kerkim te vazhdueshem te dickaje qe terheq vemendjen tone.

Fatkeqesisht vemendjen tone e terheqin gjerat negative, te cilat zgjojne instiktet baze: si frika, ankthi dhe inati.

Advertisement

Prandaj media promovon vazhdimisht ngjarje si vdekje, vrasje, semundje, tragjedi, krim dhe sherr. Te gjitha keto na japin nje ndjesi qe bota eshte e pasigurte, por na mbajne te lidhur tek televizori (dhe te blejme me shume).

Nga ana tjeter, media perpiqet te na argetoje, sepse jeta jone eshte monotone, gje qe lidhet edhe me menyren se si organizohet puna ne nje kohe dhe sistem si ky ku jetojme.

Keshtuqe, media e trajton gjithcka si spektakel: politiken, semundjen, ekonomine dhe problemet sociale. Te gjitha trajtohen ne nje menyre te shpejte dhe siperfaqesore, aq sa per te terhequr vemendjen, pa arritur te shpjegojne asgje me themel.

Rezultati pastaj eshte qe ne nje pandemi si kjo, merr vemendje qendrore nje person si ky, i cili eshte e paqarte cfare formimi ka, pervec aftesise per te lexuar ne google.

Advertisement

Avantazhet e tij jane qe thote gjera qe te shokojne, jep shpjegime te thjeshta per fenomene te komplikuara, dhe i lidh gjerat me fantazi duke u bere interesant.

Ndersa mjeket dhe shkencetaret marrin rol sekondar. Ata vertet kurojne perdite pacientet ne spital, apo studiojne gjithe diten viruset ne laborator, por ata jane te merzitshem me informacionin qe japin, dhe shpesh nuk i shpjegojne dot fenomenet qe jane ende duke u studiuar.

Problemi me kete “shoqeri spektakli” nuk eshte kur ky thote se zv/presidentja e Amerikes do te vdese, qe bota qeveriset nga zhapiket apo qe ne do mbetemi pa internet. Deri ne ate pike, fantazite e tij nuk i bejne dem njeriu.

Problemi eshte kur ai futet ne fushen shendetesore dhe merr guximin tu thote te semureve me kancer “mos beni kimioterapi”, apo te tjereve “mos beni vaksina”. Atehere ai kthehet ne nje rrezik per shendetin publik.

Advertisement

Ne kete pike, media e rrit audiencen e vet ne kurriz te shendetit tone, sepse shume njerez vulnerabel psikologjikisht, i besojne keto hajvanlleqe, dhe sillen ne baze te tyre.

Psh nje njeri qe nuk beson se virusi ekziston, nuk perdor maske, duke e perhapur virusin per vete dhe per te tjeret. Nje njeri qe nuk beson tek vaksina nuk vaksinohet, duke ia zgjatur jeten kesaj pandemie, dhe duke rikthyer semundje qe ishin zhdukur prej shekujsh. Gjithashtu nje njeri qe nuk beson tek kimioterapia nuk merr trajnimin e nevojshem duke rrezikuar jeten.

Une kam njohur njerez qe kane paguar nga 300Euro per tu sheruar nga Covid-19 tek “mjeket popullor”, te cilet jane thjeshte sharlatane te promovuar neper emisione shume te ndjekura televizive.

Duke e kuptuar presionin e gazetareve per audience, mendoj qe ne nje situate si kjo qe po kalojme, ku perdite po humbasim njerez qe i duam, eshte e turpshme dhe e papranueshme qe media dhe gazetaret te jene indiferente per pasojat e punes se tyre.

Advertisement

Nje gje e tille nuk duhet te lejohet te vazhdoje keshtu as edhe nje sekonde me teper, dhe secili prej nesh ka nje arme te fuqishme ne dore: telekomanden…

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit