minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Premtimi i parë që nuk do të mbajë Albin Kurti

0

Nga Dritan Hila

Një ndër premtimet e bujshme të Kurtit në prononcimin e tij të parë si fitues, ishte se bisedimet me Serbinë janë pika e gjashtë apo e shtatë e preokupimeve të tij.

Ky deklarim, në një farë mënyre ul edhe frustrimin e shqiptarëve të Kosovës. Të vrarë dhe dhunuar nga Serbia; të poshtëruar pasi gjithë udhëheqja e UÇK është akuzuar për krime lufte dhe ndodhet në burg, kjo është një hakmarrje e vogël por jo produktive. Kosova, ashtu si dikur pas lufte, ku në vend se të dokumentonte krimet dhe dhunimet e serbëve, mendoi se e drejta ishte me të pa pasur nevojë për prova dokumentare por vetëm për gojëdhëna oxhaqesh, edhe sot mendon se e drejta i takon apriori dhe është ajo që dikton kushtet pasi është viktima historike. Mbase mendojnë se janë akoma çështja e parë që shqyrton çdo kryeministër evropian kur hyn në mëngjes në zyrë, pasi gjithë natën ka qenë pa gjumë nga pyetja: Si po e bëjnë gjumin kosovarët dhe si do e kallim nesër Serbinë?

Vetëm se motet kanë ndërruar. Kosova është një shtet ende i panjohur zyrtarisht nga një pjesë e komunitetit ndërkombëtar; është në defensivë diplomatike për shkak të gabimeve të saj dhe ofensivës sistematike të Beogradit; nuk është më e përkëdhelura e perëndimit dhe ndërkohë Serbia nuk është më ajo e Milisheviçit por po rikuperon miqtë e saj historikë në perëndim.

Advertisement

Gjithsesi Kurti mund ta sfidojë Serbinë por problemi është se beteja me të nuk fitohet duke ikur nga bisedimet dypalëshe dhe as me deklarata nga sheshet e Prishtinës, por në zyrat e perëndimit duke fituar zemrën e tij dhe duke e pasur aleat në tryezën e bisedimeve, pasi tashmë perëndimorët kanë një agjendë tjetër për Serbinë. Ata e duan atë sa më shpejt jashtë influencës ruse. Por për këtë iu duhet ta integrojnë sa më shpejt në strukturat euroatlantike.

Vërtet që i kanë vënë si kusht njohjen e Kosovës, por nëse shohin se Kosova është intransigjente, mund të ndodhë që dashamirësia të kthehet në indiferencë dhe pastaj në bezdi.

Ndërkohë Kurti nuk ka luksin t’i bëjë karshillëk perëndimit. Vendi i tij është i varur jo vetëm politikisht nga dashamirësia e tyre por edhe ekonomikisht, pa llogaritur që gjysma e popullsisë së Kosovës janë emigrantë në perëndim.

Pastaj do ishte papjekuri nëse i kundërvihet edhe Izraelit dhe zotimit që ka marrë qeveria Hoti, sinjal që është lënë të nënkuptohet. Izraeli nuk është 8 milionë banorë të mbyllur në shkretëtirat e Negevit dhe lartësitë e Golanit, por diçka më shumë. Këtë e di edhe foshnja në djep.

Advertisement

Dhe e fundit fare, do të ishte e udhës që të tejkalohej abraziviteti që ka me Ramën. Mirë apo keq, Tirana është ende jo vetëm pol politik për Kosovën por edhe dalja e emergjencës në raste krizash ekonomike dhe politike.

Gjithsesi mbase të gjitha këto i duken vogëlsira tani, në momentin e fitores. Por duhet të mendojë sesi do të trajtojë dokumentin që do gjejë mbi tavolinë që i la Hoti, dhe është pikërisht bisedimi me Serbinë. Pasi nëse mbyllet nga të katër anët, shumë pak mundësi ka të çojë vendin e tij drejt objektivave që ka caktuar. Ka më shumë mundësi të shndërrohet në kështjellë n’midis Ballkanit. Pasojat dihen. Por nëse duan të rifreskojnë kujtesën, mund të shohin filmimet tona kur u kërcyem anijeve në ‘90-ën./dritare.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit