minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Pse kjo e dielë është më e rëndësishmja e 30 viteve të fundit

0
Pse kjo e dielë është më e rëndësishmja e 30 viteve të fundit

Nga Alfred Peza

Të gjitha proceset elektorale janë të rëndësishme në një demokraci pluraliste, por shumë pak prej tyre, janë realisht përcaktuese për fatet e historisë së një populli, shteti dhe kombi. Nëse zgjedhjet e vitit 1992 ishin përcaktuese për tu ndarë nga një diktatura komuniste, kjo e dielë është po kaq e rëndësishme, për 30 vitet e ardhshme të projektit europianizues të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Në 25 prill 2021 janë në lojë dy opsione: Ose Edi Rama dhe Partia Socialiste do të vijojnë për herë të parë pas 1990, të qeverisin për tri mandate radhazi. Ose do të rikthehen për herë të tretë, Sali Berisha dhe Ilir Meta, bashkë me gjithë shpurën e të ndëshkuarve me votë nga shqiptarët më 1997 dhe 2013. Qytetarëve u duhet që të votojnë për dy filozofi të kundërta. Dy kultura. Dy shkolla. Dy vizione. Dy strategji. Dy modele. E dy botë krejt të ndryshme.

Në dy vitet e fundit, shqiptarët e kanë më të freskët se çdo herë tjetër, lojën e madhe të të kundërtave që përfaqësojnë sot mazhoranca dhe opozita në Shqipëri. Jo përmes fjalëve. Jo përmes premtimeve. Jo përmes deklaratave. Jo përmes programeve në letër. Por përmes veprimeve dhe mos veprimeve. Përmes akteve dhe zhvillimeve të jashtëzakonshme, që janë luajtur para syve të të gjithëve, në skenën e madhe të politikës së Tiranës.

Advertisement

Keni parë sesi për Sali Berishën dhe Ilir Metën, interesi i tyre thellësisht personal, ka qenë mbi atë të qytetarëve të shprehur me votë. Interesat e ngushta të elitës politike në opozitë, kanë qenë mbi interesin e popullit opozitar. Interesat e partive të tyre, mbi interesin e Shqipërisë e shqiptarëve. Se për çfarë i duhet vota e shqiptarëve PD dhe LSI, mjafton të kujtoni se përse i dogjën mandatet e deputetëve në Parlament që ato u dhanë më 2017 dhe përse i bojkotuan zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Nëse besoni se dalja e opozitës nga sistemi demokratik dhe politik i vendit për “revolucionin e molotovëve”, u bë për idealet e mëdha të demokracisë, jepjani edhe këtë radhë votën Sali Berishës e Lulzim Bashës, Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Nëse besoni se lënia e popullit opozitar pa asnjë lloj përfaqësimi në pushtetin qëndror e lokal për herë të parë në histori, u bë për parimet e shenjta të pluralizmit, jepjani edhe këtë radhë votën PD dhe LSI.

Nëse vërtetë e besoni se Presidenti i Republikës, ka shkelur çdo kod, normë, rregull, protokoll, ligj dhe Kushtetutë, për të mirën e shqiptarëve dhe jo për hallin e madh personal të Ilir Metës, jepjani sërisht votën. Nëse vërtetë e besoni se Sali Berisha i tretë, do të jetë më i mirë se Sali Berisha i parë dhe se Sali Berisha kur ishte për herë të dytë në pushtet, jepjani sërisht votën. Por mos thoni pastaj se nuk e kishit dëgjuar Xhelal Mziun, kur ju tha se janë gati tju vrasim, si Pjerin Xhuvanin në Elbasan.

I kishit harruar xhirimet e gomave të makinave, mitingjet me dy gishta dhe flamujt e partisë, por jua u kujtuan edhe tani që ua ndalon pandemia. Ndaj mos thoni nesër, se nuk e dinim që mund të riktheheshin. I kishit harruar furgonat e bardhë që terrorizuan Tiranën dhe gjithë Shqipërinë në vitin 1997, nga ku dilnin gardistë e paramilitarë për të rrahur e torturuar politikanë, gazetarë, analistë dhe opozitarë. Por jua u kujtuan kur nisën të patrullonin me strukturën e tyre terroriste, këto ditë të fushatës elektorale, në Elbasan.

Advertisement

E kishit harruar Agim Shehun e 1997 kur mernin zvarrë kundërshtarët e tyre politikë dhe i degdisnin prapa Dajtit. E kishit harruar Bashkim Gazideden kur deklaroi në Parlament se trazirat antifajde në Shqipëri, nuk i kishte sjellë revolta popullore për grabitjen me mbrojtje shtetërore të kursimeve të jetës së tyre, por i kurdisi SHBA dhe CIA. Por jua u kujtoi Ilir Meta kur e shpalli SHBA armike dhe e vendosi Ambasadoren Yuri Kim në grykë të topit, nga frikërat e gjumit të shprishur nga reforma në drejtësi, me ëndrra vrasjesh me raketa në Malin me Gropa.

Edi Rama nuk është perfekt, e shyqyr Zotit, këtë ua ka thënë aq shpesh edhe me gojën e tij. Por as ai dhe as mazhoranca e tij, nuk e kanë vendosur kurrë partinë mbi Shqipërinë. Interesin personal, mbi atë të shtetit. Interesin e militantëve, mbi atë të qytetarëve. Partia Socialiste po kërkon një mandat të tretë, për tu ndarë nga dhimbjet e 30 viteve të së shkuarës, e për të ecur me shpejtësi përpara drejt së ardhmes.

Pandemia do mbarojë, rindërtimi nga tërmeti gjithashtu. Shqipëria do të rihapet sëbashku me botën. E bashkë me transformin rrënjësor të jetës së vendit, pas 26 prillit, do të nisë edhe një epokë e re për opozitën dhe popullin opozitar. Sepse lidershipi i tyre i vjetër, që po mban peng vendin prej tri dekadash është tashmë e shkuara, ndërsa ata e ardhmja.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit