minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Rasti “Prifti”; standardi i dyfishtë i opozitës dhe braktisja e “prezumimit të pafajësisë”

0

Nga Ylli Pata

Rasti i hetimit, që ka qëlluar në arrest me burg për një mjek të njohur në Shqipëri, natyrisht që do të ngjallte debat.

Edvin Prifti, edhe pse u bë më shumë televiziv në debatet televizive prej një viti me rastin e pandemisë së Covid 19, ai natyrisht është një person mjaft i njohur në Tiranë.

Ka hyrë që në 2006 zemrën e kryeklinikës Universitare Nënë Tereza, duke hyrë në elitën e mjekëve shqiptarë dhe duke zënë vendin e kryekardiokirurgut të Shqipërisë, vend që e kanë mbajtur emra dikur të vjetër të shëndetësisë në vend.

Advertisement

Në sistemin tonë shëndetësor, qarkullimi i elitave është një gjë mjaft e vështirë. Akoma sot në klinikat e QSUT-së përgjithësisht dominojnë emrat e vjetër, që edhe mund të kenë mbushur moshën e pensionit dhe të cilët kanë zë të padiskutueshëm në caktimin e “pasardhësve”, që qëllojnë edhe të jenë familjarët e tyre.

Por kjo është çështje për debat e diskutim, që në fakt nuk është bërë asnjëherë në panelet tona televizive, kur diskutohet për sistemin spitalor publik.

Megjithatë rasti është hetimi ndaj kreut të kardiokirurgjisë, i cili siç dihet u përfshi në hetime nga SPAK, në mënyrë inkonjito, ndërsa po investigohej në lidhje me gjyqtaren e Krujës.

SPAK arriti të zbulojë elemente që prokurorët e saj i cilësuan si të vlefshme e arritën në atë që e dimë, kërkesën e më pas vendimin e Gjykatës Speciale ndaj krimit e korrupsionit, që e la mjekun në arrest me burg.

Advertisement

Pas këtij rasti, kemi nga opozita dhe qarqe pranë saj dy qëndrime të forta: njëri që akuzon Prokurorinë Speciale kundër Krimit dhe Korrupsionit, gjegjësisht SPAK, por edhe Gjykatën, për teprim dhe tejkalim kompetencash, pasi nuk duhet ta burgosnin mjekun në fjalë.

Qëndrimi i dytë është në lidhje me paratë e gjetura në shpi, zyrë dhe llogaritë e mjekut, për të cilët thuhet në disa zëra, se në një farë mënyre nuk po flasim për fitime në tarifat e privatit, por në tarifa më të vogla, që vijnë si rezultat i vullnetit të qytetarëve.

Këtu ka edhe qëndrime të tjera që thonë se mjeku nuk është “peshku i madh” etj.

Këto qëndrime natyrisht që përbëjnë opinione, mendime, apo edhe qasje njerëzore, se në fund të fundit, kur flitet për njerëz që kanë lidhje, kushërinj, kunetër, partishmëri etj, priten gjëra të tilla.

Advertisement

Por një standard normal në këto raste duhet të jetë qëndrimi për të mbështetur indtitucionet e pavarura në hetimet ndaj korrupsionit dhe natyrisht duke kërkuar që të mbrohen të drejtat e qytetarëeve që implikohen në këto hetime.

Po a është opozita dhe qarqet pranë saj në këtë qëndrim parimor në të gjitha rastet?

Padyshim që jo, opozita bëhet disa herë edhe prokurore, edhe hetuese, e gjykatë parakrake, që trajton masën e sigurisë, por edhe gjykatë e shkallës së parë, e Apelit dhe e Lartë, që vulos verdiktin.

E mbani mend rastin Tahiri? Rastet e e tjera që opozita nuk i mori nga hetime zyrtare të Prokurorisë, por i nxori nga disqe që prokurorë pranë saj i kishin dorëzuar dhe më pas i shpërndau në mediat pranë saj?

Advertisement

E mbani mend rastin “Babale”, që rezultoi një fake nevvs dhe montim i pastër dhe panele të ndryshme televizive e servirnin si fakt i kulluar?

Pra kemi raste kur opozita është prokurore, është gjyqtare, e të tjera, si ky i fundit, kur ajo është avokate dhe mbron të pandehurin!

Çfarë logjike institucionale është kjo në një opozitë që synon të marrë drejtimin e vendit, kur sot, ajo të akuzuarit apo të pandehurit, apo të dyshuarit, i trajton sipas midesë së saj apo preferencës politike e profesionale?

Në këto raste, thelb i qëndrimit jo vetëm politik të kancelarisë zyrtare të partisë, por edhe të politikanëve të saj, mbështetësve dhe njerëzve që ajo çon në panele sipas skemës tashmë të njohur, shtylla janë: respektimi i pavarësisë së institucioneve dhe i prezumimit të pafajsisë.

Advertisement

Pra: “Presim një zgjidhje sa më të drejtë të problemit, duke pasur parasysh që përsa kohë një gjykatë nuk është shprehur, çdo person është i pafajshëm. Kërkojmë nga qeveria të mos ndërhyjë në hetime”.

Ja kaq është ajo që duhet të bëjë opozita! Pastaj reporter që kthehen në analistë ambulantë dhe vendosin vijën për masën e sigurisë janë thjesht tallava…

TemA

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit