minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

SHBA, vetëm “ekspertiza” shqiptare e shpëton demokracinë! Trump bëhet sërish president!

0
SHBA, vetëm “ekspertiza” shqiptare e shpëton demokracinë! Trump  bëhet sërish president!

Nga Aranit Muraçi

Është koha që shqiptarët të ndihmojmë partnerët amerikanë, për të shpëtuar demokracinë e tyre në rrezik të madh dhe më pas, të kërkojnë ndihmë prej tyre, për të zgjidhur problemet tona nëse vihemi përballë sfidave të ngjashme.

Vetëm duke bashkuar forcat dhe ekspertizën përkatëse dhe duke i zgjidhur bashkërisht problemet që kemi mbi demokracinë, mund të kemi edhe rezultate konkrete.

Një bashkëpunim i tillë mund të jetë përfundimisht zgjidhja ideale, për të shuar të gjitha debatet dhe mosmarrëveshjet politike, si në Uashington, ashtu edhe në Tiranë, dhe për t’i hapur rrugë progresit dhe zhvillimit.

Advertisement

Presidenti Joe Biden, siç ka pretenduar paraardhësi i tij derisa u largua nga Shtëpia e Bardhë, “nuk i fitoi me ndershmëri zgjedhjet e fundit në SHBA”. Sipas Donald Trump, zgjedhjet e fundit në SHBA u manipuluan dhe demokracia atje është vënë në rrezik serioz nga “mafia vendase dhe ajo ndërkombëtare”.

Prandaj edhe Shqipëria duhet të dërgojë ekspertët e saj më të mirë, për të hetuar dhe zgjidhur fillimisht çështjen aq të debatueshme, në Uashington.

Ambasada shqiptare në SHBA nuk duhet t’i besojë aspak verdiktit të institucioneve ligj-zbatuese atje dhe të behet palë me partinë fituese, përkundrazi, duhet të kishte kërkuar që pas ditës së zgjedhjeve “ekspertë” nga Shqipëria për të ndihmuar dhe shpëtuar një herë e mirë demokracinë Amerikane nga rreziku i manipulimit të votave.

Gazetarët dhe analistët amerikanë të cilët kanë heshtur gjatë gjithë kësaj kohe, ndryshe nga pretendimet politike të Trump, duhet të marrin urgjentisht ndihmën dhe “ekspertizën” e kolegëve të pavarur shqiptarë, të marrin shembull nga faktet dhe provat që ata zbulojnë në studiot e Tiranës, për t’i  faktuar publikut të gjerë amerikan ‘zbulimin e madh sesi manipulohen zgjedhjet’.

Advertisement

Mediat më të mëdha dhe të gjitha rrjetet sociale, ndoshta nën presionin e FBI dhe të gjykatave,  çdo deklaratë dhe pretendim të Trump për fitoren e zgjedhjeve e shoqëronin me etiketën “SHBA ka institucione me një kaluar të gjatë dhe të besueshme, që i garantojnë kombit zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Ndërsa  gazetarët dhe analistët më të shquar atje nuk guxuan të publikonin asnjë fakt, pasi dyshohet se ishin “të varur” dhe intimiduar tërësisht nga Joe Biden, madje as ta ngrënin zërin edhe më fort se ish-presidenti Republikan për manipulim.

Edhe nëse nuk kanë pasur asnjë fakt, pikërisht për këtë arsye, kanë urgjentisht nevojë për ndihmën e kolegëve të tyre në Tiranë, që publiku amerikan të mos kërkojë zgjidhje vetëm nga institucionet e saj gjoja  të pavarura.

Pas një përpjekje të paprecedentë dhe të dështuar për të pushtuar dhunshëm institucionin e Presidentit, marrja e Shtëpisë së Bardhë nën kontroll nga CIA dhe ushtria Amerikane 10 ditë para se të betohej Joe Biden, dhe zhdukja po aq e dhunshme e Donald Trump nga skena publike, ishte një shkelje e rëndë e demokracisë për të cilën Tirana zyrtare duhet të mbajë qëndrim dhe të afrojë ndihmë për të shpëtuar institucionet e pavarura Amerikane nga “kapja” e palës që kërkon pushtet.

Advertisement

Institucionet shqiptare të monitorimit dhe garantimit të zgjedhjeve në Shqipëri, si KQZ, Gjykata Kushtetuese, gjykatat e tjera, Prokuroria e Përgjithshme, Shërbimi Informativ, Policia e Shtetit, me eksperiencën e fituar 30-vjeçare , për të garantuar zgjedhjet të lira dhe të ndershme, duhet të ndihmojnë, qoftë edhe përmes denoncimeve dhe “fakteve të gazetarëve të pavarur” në Shqipëri, institucionet dhe homologët  amerikanë për t’i dhënë fund një herë e mirë manipulimit të zgjedhjeve.

SHBA vetëm kështu do të jetë edhe më shumë mirënjohëse ndaj Shqipërisë. Nëse demokracia shqiptare do të vihet ndonjëherë përballë sfidave të ngjashme, SHBA do të afrojë me siguri këshillat e duhura përmes Ambasadës së saj në Tiranë, do të çojë ekspertizën dhe ekspertët e saj më të mirë, dhe nëse do të jetë nevoja, edhe ushtrinë qoftë për të na çliruar, qoftë edhe për të na mbrojtur nga pushtuesit.

Dhe si një partner i madh strategjik që është, jo vetëm pas zgjedhjeve të 25 prillit por edhe në ditën e zgjedhjeve, madje dhe para se ato të zhvilloheshin, SHBA ka bërë dhe po i bën mjaftueshëm përpjekjet e saj për ta ndihmuar sadopak Shqipërinë, pavarësisht ndihmës së saj!

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit