minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Trump, President i ruralëve dhe i të paarsimuarve…

0

Nga Eduard Zaloshnja

Teksa kanë mbetur edhe pak vota për tu numëruar apo rinumëruar (nga 158 milionë gjithsej), Qendra studimore NORC në Universitetin e Çikagos (një nga universitetet me prirjet më të djathta, ndër univeristetet më prestigjioze në botë), zhvilloi këto ditë një anketim të gjerë me 100 mijë amerikanë, ndër ata që votuan në zgjedhjet e fundit presidenciale.

Nga anketimi, rezulton se 60% e votuesve ruralë të SHBA-së ia dhanë votën Presidentit Trump. (Shënim: Para 4 vjetëve, 59% e tyre ia dhanë votën atij). Ndërkohë, 61% e votuesve pa arsim të lartë votuan për presidentin Trump. (Shënim: Para 4 vjetëve, 59% e tyre ia dhanë votën atij).

Këto rezultate të anketimit konfirmohen edhe nga harta e mijra konteve rurale të SHBA, ku Presidenti Trump pati epërsi (si në këto zgjedhje, edhe në zgjedhjet e kaluara). Ai ka siguruar epërsi në shumicën dërrmuese të konteve rurale (shihni Hartën 1 më poshtë), të cilat kanë dëndësi të ulët popullsie dhe nivel arsimor ndjeshëm më të ulët se sa të konteve urbane e suburbane. Me pak fjalë, në qoftë se presidenca do të varej vetëm nga votat e ruralëve dhe të të paarsimuarve, Trump do t’i kishte fituar zgjedhjet me rreth 60% të votës popullore…

Advertisement

Por nuk ka qenë e njëjta situatë me presidentët e mëparshëm republikanë. Më 2004 (herën e fundit që u rizgjodh një president republikan), kontetë ku fitoi Presidenti Bush ishin një miks i konteve rurale, urbane e suburbane (shihni Hartën 2 më poshtë), ku kishte përzjere normale të votuesve me arsim të lartë dhe pa arsim të lartë.

Harta 1. Në kontetë e kuqe (rurale) ka epërsi deri më sot Trump; në kontetë blu (urbane e suburbane) ka epërsi deri më sot Biden

Harta 2. Në kontetë e kuqe fitoi Presidenti Bush më 2004; në kontetë blu fitoi Kerry

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit