minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

SHËNIM: Pse Basha po refuzon debatin publik me kandidatët e PD-së?

0
SHËNIM: Pse Basha po refuzon debatin publik me kandidatët e PD-së?

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është shmangur debatit publik me tri kandidatët e tjerë që garojnë për drejtimin e kësaj force politike.

Edhe pse secili prej tyre i ka adresuar një ftesë të hapur liderit të PD-së, ky i fundit ka zgjedhur t’i shmanget ballafaqimit publik mbi bilancin e deritanishëm dhe vizionin e drejtimit të mëtejshëm.

Ndërkohë, vlen të kujtohet retorika e Bashës kur ftonte rivalin e tij në zgjedhje Edi Rama për t’u ballafaquar në një debat.

Ai shprehej se në çdo demokraci perëndimore duhet ketë debat mes kundërshtarëve. Nisur nga kjo logjikë, atëherë pse në garën brenda PD-së nuk duhet të kë ketë debat mes kandidatëve dhe kryetarit?

Advertisement

Meqënëse Basha pretendon se ka fituar zgjedhjet thellë dhe ka trimfuar në çdo garë elektorale, atëherë s’ka pse t’i trembet ballafaqimit me rivalët e tij brenda partisë.

Meqenëse Basha pretendon se e ka drejtuar këtë forcë politike me përgjegjshmëri nga fitore në fitore, s’ka pse t’i shmanget debatit.

Meqenëse Basha pretendon se po realizon zgjedhje të barabarta mes tij si kryetar dhe tre rivalëve si kandidatë, s’ka pse rrefuzon të shkojë ballë lartë para tyre për të mbrojtur punën e tij dhe për t’i bindur se kjo garë nuk është një farsë.
Meqenëse Basha pretendon se Partinë Demokratike nuk e ka drejtuar për interesat personale të familjes së tij, atëherë s’ka pse t’i shmanget ballafaqimit me argumentet e kundërshtarëve.

Meqenëse Basha pretendon se kunati i tij Erion Isufi nuk ka ndërhyrë në listat e kandidatëe dhe nuk ka marrë rryshfete për një pozicion në pjesën e sigurtë siç përflitet, atëherë s’ka pse mos shkojë bri kandidatëve që mirë apo keq i kanë dalë përballë.

Advertisement

Meqenëse Basha pretendon se kjo forcë politike është vërtet demokratike, atëherë s’ka pse i bën bisht mekanizmave po demokratike siç është edhe debate.

Veç nëse i trembet këtyre dhe të tjerave, atëherë ka plotësisht të drejtë për të mos u shfaqur ballë për ballë me kandidatët për të zhvilluar një debat që në fund të fundit i bën mirë Partisë Demokratike, opozitës shqiptare por edhe drejtimit të vendit drejt proceseve zhvillimore.

Gjithnjë ka kohë për ta bërë këtë, le të mos i dëgjojë njëherë të paktën këshilltarët izraelit të imazhit por demokratët që sot gjenden në udhëkryq për të investuar besimin e tyre.(TemA)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit