minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Shqipëria do lindë një Albin, kur një avion i Hagës të marrë në Rinas kundërshtarët e “Albinit të Tiranës”

0

Nga Kreshnik Spahiu

Të 4 partitë e vjetra historike në Kosovë janë fundosur me votat e shqiptarëve të Kosovës.

Në fakt, Vetëvendosja kishte garuar disa here, por maksimumin e kishte poshtë 27% dhe të pamjaftushme të qeveriste e vetme.

Shqiptarët e Kosovës ishin lodhur dhe dërmuar maksimalisht nga qeverisjet e korruptuara, por establishmeniti ishte i pathyeshëm, si në Shqipëri.

Advertisement

Edhe Albini nuk arrinte të shkatërronte establishmentin deri sa drejtësia ndërkombëtare filloj arrestimet.

Mos harrojmë, Ramush Haradinaj u godit nga Gjykata e Hagës në kulmin e karrierës politike dhe kur po triumfonte si kryeministër me taksën 100% kundër Serbisë.

Më pas Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli u arrestuan dy ditë pasi presidenti Trump humbi zgjedhjet në Amrikë.

Këto nuk janë justifikime, por rrethana për të kuptuar që pse nuk lind dot një “Vetëvendosje” në Shqipëri.

Advertisement

Shqipëria ashtu si Kosova, nuk i largon dot pa pranga dhe burgosje liderët e vjetër.

Vota ështe e pamjaftueshme.

Nëse Albini do garonte në Shqipëri kundër PD-PS-LSI nuk do gjente as votēn e tij, jo se nuk do votohej, por se do vidhej.

Koha do provojë këto çfarë them kur të shikoni rezultatin e Vetëvendosjes në Tiranë në zgjedhjet e 25 prillit.

Advertisement

Harroni që PD-PS-LSI të shkatërrohen nga një parti e re në Shqipëri.

Albini në Shqipëri do lindë, kur një avion i Hagës të arrestojë në Rinas, ashtu si në Kosovë liderët 30 vjeçar të politikës.

Deri atëherë s’do ketë as Albin dhe as Vetëvendosje në Shqipëri.

Kosova dje nuk ndryshoi vetëm dhe thjesht nga vota shqiptare, por edhe nga prangat ndërkombëtare.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit