minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Si mund të ketë garë, kur demokracisë i dalin ‘pronarë’

0
Si mund të ketë garë, kur demokracisë i dalin ‘pronarë’

Nga Aranit Muraçi

“Një demokraci,” shkroi historiani grek Herodoti, “është, së pari, besimi në virtytet më të shkëlqyera dhe barazia para ligjit”.

Demokracia e Kleistenit shfuqizoi dallimet politike midis aristokratëve athinas që kishin monopolizuar prej kohësh procesin e vendimmarrjes politike karshi njerëzve të klasës së mesme dhe asaj punëtore.

Pakënaqësia e tyre ishte arsyeja pse Kleisteni prezantoi reformat e tij. Sidoqoftë, “barazia” e përshkruar nga Herodoti ishte e kufizuar në një segment të vogël të popullsisë athinase, në Greqinë e Lashtë.

Advertisement

Në vitin 507 p.e.s., udhëheqësi athinas Kleisteni prezantoi një sistem reformash politike që ai i quajti demokraci, ose “sundim nga populli” (demos, “populli” dhe kratos, “pushtet”). Ishte demokracia e parë e njohur në botë. Ky sistem përbëhej nga tre institucione të veçanta: një organ sovran qeverisës që shkruante ligje dhe diktonte politikën e jashtme; një këshill përfaqësuesish nga dhjetë fiset athinase dhe, gjykatat popullore në të cilat qytetarët diskutonin çështjet përpara një grupi juristësh të zgjedhur me short.

Edhe pse demokracia athinase do të mbijetonte vetëm për dy shekuj, shpikja e saj nga Kleisteni, i njohur sot si “Babai i Demokracisë” ishte një nga kontributet më të qëndrueshme të Greqisë së lashtë për botën moderne. Sistemi grek i demokracisë së drejtpërdrejtë do t’i hapte rrugën demokracive përfaqësuese, në mbarë globin.

Ka sot në Shqipëri politikanë që pretendojnë se “shpikën” demokracinë, (falë kapitullimit të sistemit komunist në vitin 1990), dhe madje 30 vjet më vonë po ata duan të rikthehen në pushtet, sepse vetëm ata mund ta mbrojnë atë nga rreziku i mundshëm i “armiqve të brendshëm dhe të jashtëm”.

Sot jetojmë në një kohë të errët për demokracinë, kudo në botë. Megjithatë, ndërsa autokratët dhe abuzuesit e të drejtave të qytetarëve rezistojnë, demokracia dhe shteti i së drejtës po bëhen gjithashtu më të fortë, falë udhëheqjes globale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të njëjtët populistë që përhapin urrejtje dhe intolerancë, nxisin një rezistencë që vazhdon të manipulojë një pjesë të elektoratit, kryesisht në vendet e pazhvilluara, aq sa të munden. Fitorja në asnjë rast nuk mund të sigurohet me votë prej tyre, siç edhe pretendojnë, por kohët e fundit vërehet se në disa vende pa institucione ligjzbatuese teprimet e stilit autokratik po nxisin një kundërsulm të fuqishëm ndaj demokracisë dhe për pasojë edhe të zhvillimit normal të shoqërisë.

Advertisement

Ndryshe nga diktatorët tradicionalë, autokratët e mundshëm të ditëve të  sotme zakonisht dalin nga mjediset demokratike. Shumica ndjekin si strategji minimin e demokracisë: për të krijuar në forma të tjera mbështetje popullore; duke dobësuar ngritjen e një sistemi gjyqësor të pavarur, funksionimin e një media të lirë dhe aktivizimin e grupimeve të fuqishme qytetare. Edhe demokracitë e forta dhe të vendosura në botë e kanë treguar veten ndonjëherë të pambrojtura ndaj kësaj demagogjie dhe këtij manipulimi.

Udhëheqësit autokratë rrallë i zgjidhin problemet që ngrenë për të justifikuar ngritjen e tyre në pushtet, sepse ata synojnë të krijojnë trashëgiminë politike dhe ekonomike.

Kur vijnë në pushtet, qeveritë e papërgjegjshme që drejtohen prej tyre bëhet priren ndaj shtypjes, korrupsionit dhe keqmenaxhimit. Disa pretendojnë se autokratët janë më të mirë, por duke qenë se ata i japin përparësi përjetësimit të pushtetit të tyre, kostoja njerëzore mund të jetë e madhe, deri edhe në shkatërrim.

Për pushtetin e përjetshëm ata janë të prirur t’i japin goditje fatale sidoemos arsimit dhe dijes. Siç lulëzuan mbretëritë në Mesjetë, për pushtet dhe pasuri ata mbajnë rreth vetes njerëz të korruptuar dhe injorantë, të cilët i pasurojnë dhe i veshin brenda ditës me grada shkencore duke ia shitur publikut për intelektualë, sepse kur nuk iu duhen vetëm të tillë njerëz i hedhin me lehtësi në “kosh të plehrave”. Nga ana tjetër ata përbuzin dhe demoralizojnë njerëzit e punës, të dijes, të talentuarit dhe parimorët, njerëzit e virtyteve (elita e vërtetë e një shoqërie) të cilët normalisht duhet të përfaqësojnë popullin në një demokraci përfaqësuese, pasi i shohin këta të fundit si rrezik potencial për manipulimin e masave.

Advertisement

Ata (autokratët) për pushtet përçajnë që të sundojnë dhe sulmojnë me ‘mercenarët’ e tyre cilindo me të gjitha mjetet e mundshme që kanë në dispozicion, përmes fuqisë së pushtetit të pamerituar të gjithë të tjerët që bien ndesh me politikat e tyre.

Demokracia mund të jetë e kërcënuar sot, por autokratët janë të pafuqishëm para se të ëndërrojnë fundin e saj. Fundi i Demokracisë Athinase erdhi rreth vitit 460 p.e.s., dhe u shënua nën sundimin e një gjenerali, Perikliut (gjeneralët ishin ndër të vetmit zyrtarë publikë që zgjidheshin, nuk emëroheshin). Demokracia athinase filloi të evoluonte në vende të tjera, elitën e së cilës perëndimi do ta quante më vonë aristokraci.

Megjithëse idealet dhe proceset demokratike nuk mbijetuan në Greqinë e lashtë, ato kanë ndikuar tek politikanët dhe qeveritë që prej asokohe. Demokracitë moderne përfaqësuese, në ndryshim nga demokracitë e drejtpërdrejta, kanë qytetarë që votojnë për përfaqësuesit që krijojnë dhe miratojnë ligje në emër të tyre. Kanadaja, Shtetet e Bashkuara dhe Afrika e Jugut janë të gjitha shembuj të demokracive përfaqësuese moderne.

Shqipëria, një vend fqinj i Athinës, çuditërisht i mbetur në mijëra vite në erresirë, ka ende për të mësuar “abc” e demokracisë. Kjo mund të arrihet pa qenë e nevojshme pritja për ndonjë ‘shpikje’ nga individë të cilët pretendojnë sot se kanë me hipotekë ‘certifikatën’ e demokracisë, por vetëm përmes investimit për një sistem arsimor cilësor, në shërbim të publikut.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit