minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Vitrina e aleatëve të Lulzim Bashës nuk vlen asnjë “grosh” tek votuesit e PD-së

0
Vitrina e aleatëve të Lulzim Bashës nuk vlen asnjë “grosh” tek votuesit e PD-së

Nga Ylli Pata

Tashmë është e qartë ajo që konsiderohej prej kohësh si një konçension i Lulzim Bashës për të ashtuquajtur aleatë, të cilët ishin thjesht “obortarë” të tij.

Edhe pse PD-ja zyrtarisht në letra, por edhe në public, doli me siglën AN, kjo e dyta e pati impaktin zero në elektorat.

Edhe pse kanë marrë vota, duket Shpëtim Idrizi më shumë në Tiranë, apo edhe Agron Duka në Durrës, të gjithë të tjerët: Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Vangjel Dule, Nard Ndoka, nuk do të merrnin mandat nëse do të dilnin vetëm.

Advertisement

Nëse i mbledh në rang kombëtar votat e të gjithëve, nuk bëjnë as për dy mandate.

Strategjia ishte që të maksimalizojë votat? Pra të marrë votat e çamëve, agrarëve, minoritarët e demokristianëve?

Të gjithë këto vota në fund nuk do të kishin shkuar të gjitha për Edi Ramën.

Siç u pa qartë, çamët u ndanë në Tiranë e Fier, minoritarët në jug, apo demokristianët në Shkodër, që jo thjesht lëvizën brenda familjes, por edhe brenda tre partive.

Advertisement

Po atëherë përse vitrina politike e Tiranës u ndërtua nga tribuna politike e aleatëve të lashtë, që tashmë janë bërë meme prej kohësh?

Shumë e thjeshtë; sepse Lulzim Basha, partitë e tij aleate, që prej çadrës së vitit 2017 nuk i ka konsideruar një koalicion politik, por si një grup që është kthyer në yes-man-ë të kryetarit të PD-së.

Pesëshja e aleatëve ka zëvendësuar prej kohësh institucionet statutore të Partisë Demokratike.

Pesëshe e cila që në fillim të fushatës elektorale u kthye në një tabelë qitjeje nga Edi Rama.

Advertisement

Dhe përgjigja nuk erdhi kurrë nga Lulzim Basha, por vetëm nga batutat e konsumuara të protagonistëve që kryeministri shpotiste përditë në takimet e shumta që bënte në rrethin e distancimit social që ndoqi si skemë imazhi.

Ndoshta zgjodhi rrugën e “injorimit”, gjoja Basha merret me përmbajtjen dhe nuk e ul nivelin e debatit, por ai asnjë ditë nuk sqaroi se çfarë përfaqësojnë politikisht aleatët e tij që vinin nga treni i lodhur i Sali Berishës së 2009-s, por që me reformën e re u kthyen në skrap politik, siç janë vagonat realë të stacionit të trenit të Tiranës, që Lulzim Basha mbylli kur u bë kryebashkiak i kryeqytetit.

Por publikut duhet t’i flistë se çfarë përfaqësojnë realisht aleatët e tij, çfarë asetesh organizative dhe elektorale kanë këta “politikanë kalibri”, që kanë më pak vota se PSD-ja, forca politike surprizë e këtyre zgjedhjeve.

Duhet t’i shpjegonte së për çfarë vlerash i ka vendosur në vitrinën politike të kryeqytetit Fatmir Mediun e Vangjel Dulen, apo edhe Dash Shehin, që tashmë është një e dhënë arkeologjike e politikës shqiptare, pavarësisht se si ai dhe Nardi janë ushqim i humoreve të memeve.

Advertisement

Por këtu tek ne, nga këta politikanë të kohës së vjetër nuk kuptohet se të jesh personazh memesh nuk është tregues popullariteti.

Një politikan mund të mos jetë popullor, por mjafton të ketë një ide e projekt, një atu, një koncept, një trashëgimi vlerash që përfaqëson para njerëzve.

Një fushatë elektorale nuk është një panair ushqimesh, ku mund të shiten të gjitha, por është një mundësi për të shpalosur fabulën politike që kërkon të sjellësh në qeverisje.

Vendosja e këtyre aleatëve në vitrinën e Tiranës, ishte metafora që për njerëzit perceptohej si anëtarët e ardhshëm të qeverisë së Lulzim Bashës.

Advertisement

Që Edi Rama ja përdori.

E në këtë rast, ky është vërtetë një fenomen i çuditshëm për panelet e vendet ku gatuhet opinion publik në vend.

Ndoshta me arsye u diskutua gjerësisht për moskandidimin e Ditmir Bushatit dhe debatin që solli në kryesinë e PS-së, por edhe polemikat e tjera.

E nuk u tha asnjë fjalë për debatet që kanë sjellë okupimi i karrikeve pranë skenës së 5 kryetarëve, duke eleminuar emra realë e elektoralë në PD-në e kryeqytetit.

Advertisement

Po kërkohen arsye për humbjen e Bashës? Vetëm me këtë lëvizje ai ka “vrarë dy zogj”: Ka ç’motivuar 5 grupe interesi të Partisë Demokratike në Tiranë dhe larguar nga fushata një numër të konsideruar njerëzish.

Me justifikimin që aleatët do të sillnin më shumë. E rezultati?

Po përgjegjësia, meqë flitet për analizën e rezultatit…

Në fakt analizë nuk bën kush, kërkojnë alibi, video e audio si ajo e Sali Berishës mbrëmë me pullë të kuqe, që në vend të Estradës së Ballshit, ishte zgjedh një grup amator i Kurbneshit…

Advertisement

TemA

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit