Aksident masiv në Itali/ Humb jetën drejtuesi i mjetit, plagosen 14 persona

Një person ka humbur jetën dhe 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident masiv, që ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit në autostradën në drejtim të Napolit, në Itali.

 

Mediat italiane raportojnë se një autobus me 38 turistë doli nga rruga, pasi dy mjete që udhëtonin para tij u përplasën. Në tentativë për të shmangur përplasjen e tyre autobusi devijoi nga korsia, duke u përmbysur në anë të rrugës. Në total në aksident u përfshinë 6 automjete.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të plagosurit, pjesa më e madhe e tyre turistë, u dërguan në spitalet në afërsi të zonës, ndërsa viktima, i cili ende nuk është identifikuar, ishte drejtues i një prej automjeteve të vogla.

 

Forcat zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes për të nxjerrë të gjithë të lënduarit e për të pastruar autostradën, e cila qëndroi për disa orë e bllokuar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Autoritetet italiane po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.