minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Aksion në Kosovë/ Arrestohen 7 zyrtarë për dhënie e marrje ryshfeti

0
Aksion në Kosovë/ Arrestohen 7 zyrtarë për dhënie e marrje ryshfeti

Prokuroria Themelore në Ferizaj, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellës, sot ka realizuar aksionin “Brezovica”.

 

Ky aksion është vazhdimësi i rasteve të mëhershme, ndërsa janë bastisur njëmbëdhjetë lokacione të ndryshme, konkretisht tetë lokacione në qytetin e Prishtinës, dy në Podujevë dhe një në Fushë-Kosovë.

 

Advertisement

Prokuroria ka konfirmuar se në këtë aksion janë arrestuar shtatë persona për vepra të ndryshme penale.

 

“Janë arrestuar shtatë (7) persona të dyshuar dhe të njëjtët me vendim të prokurorit të Shtetit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘Marrja e ryshfetit’, nga Neni 421 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës ‘Dhënia e ryshfetit’, nga Neni 422 , ‘Fajdeja’ nga Neni 331 dhe ‘Ushtrimi i ndikimit’ nga Neni 424 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

 

Advertisement

Po ashtu, gjatë këtij aksioni janë sekuestruar prova të ndryshme materiale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit