minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Aktivistët LGBT në Serbi bëjnë thirrje për bojkotim të një hoteli turk

0
Aktivistët LGBT në Serbi bëjnë thirrje për bojkotim të një hoteli turk

Pushimi në një hotel “all inclusive” (të gjitha shërbimet e përfshira në çmim) në qytetin bregdetar të Kemerit në Turqi, është në dispozicion për të gjithë qytetarët, përveç nëse aty kanë dëshirë të shkojnë dy burra që planifikojnë ta ndajnë një dhomë.

 

Në faqen e internetit të një agjencie turistike në Serbi, krahas përshkrimit të shërbimeve që ofron hoteli është edhe paralajmërimi:

 

Advertisement

“Hoteli nuk pranon rezervime për dy burra në një dhomë”.

 

Kundër kësaj ndalese ka reaguar shoqata “Le të dihet”, që merret me promovimin e të drejtave të komunitetit LGBT (Lezbiket, Homoseksualët, Biseksualët, Transgjinorët dhe Ndërseksualët) në Serbi.

 

Advertisement

Aktivistët e kësaj shoqate, përmes rrjeteve sociale i kanë bërë thirrje agjencisë që të mos bashkëpunojë me këtë hotel.

 

“Kjo paraqet një formë të pastër të diskriminimit”, thotë në një bisedë me Radion Evropa e Lirë (REL), Stefan Shparavalo nga lëvizja “Le të dihet”.

 

Advertisement

Më 14 qershor, kjo shoqatë, sipas tij, e ka informuar komunitetin për këtë rast dhe i ka tërhequr vëmendjen që kur të planifikojnë pushimet verore, të shmangin këtë hotel në mënyrë që pastaj të mos bien pre e situatave jo të mira duke iu ndaluar akomodimi.

 

“Vendosëm të bëjmë thirrjen në mënyrë që njerëzit nga komuniteti jonë të mos shkojnë në atë hotel në rast se kanë bërë një rezervim. Gjithashtu, nëse dikush vëren edhe për ndonjë rast të ngjashëm të na njoftojë në mënyrë që të bëjmë zhurmë për atë rast, pra një lloj kundër-marketingu”, tha Shparavalo.

 

Advertisement

Ai thotë se nuk kanë informacione nëse nga fillimi i sezonës turistike, dikush ka shkuar në atë hotel, por i është refuzuar akomodimi.

 

“Ne u informuam përmes rrjeteve sociale nga disa njerëz në lidhje me atë ndalesë. Ishim të habitur pasi ajo ishte krejtësisht banale”, tha Shparavalo, duke shtuar se më herët nuk kanë hasur në një ndalesë të tillë.

 

Advertisement

“Jemi të vetëdijshëm se ka dhjetëra vende që e kanë kriminalizuar homoseksualizmin, dhe që nuk i shikojnë me sy të mirë komunitetit LGBT+”, thotë ai.

 

Sipas aktivistit të të drejtave të komunitetit LGBT+, ky është një shembull i vogël që tregon për pabarazinë e pjesëtarëve të këtij komuniteti me njerëzit që kanë orientim heteroseksual. “Është shumë zhgënjyese të shohësh gjëra të tilla”, thotë Shparavalo./ Rel

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit