minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Albin Kurti i përgjgijet Putin: Krahasimi i Kosovës me Donjeck e Luhansk është injorancë

0
Albin Kurti i përgjgijet Putin: Krahasimi i Kosovës me Donjeck e Luhansk është injorancë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës në Uashington i është përgjigjur presidentit rus, Vladimir Putin, duke deklaruar se referimi për Kosovën si precedent për të ndërhyrë në punët e një shteti tjetër më të vogël, është injorancë.

 

“Të përdorësh Kosovën si shembull për të justifikuar ndërhyrjen në Ukrainë nuk është gjë tjetër veçse injorancë dhe sulm i drejtpërdrejtë ndaj së vërtetës, njerëzimit dhe mendjes së shëndoshë. Mohim, shmangie dhe mashtrim. Kjo ishte dhe është ende strategjia e Rusisë në Ukrainë. Tani është adoptuar edhe nga përfaqësuesja e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, Serbia.”-tha Kurti.

Advertisement

 

Presidenti rus gjatë një takimi me sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antionio Guterres, më 26 prill u shpreh se nëse Kosova mundet të shpallë pavarësinë, pse nuk munden Donjecku dhe Luhansku, duke iu referuar dy rajoneve separatiste ukrainase, që Rusia në shkurt i njohu si shtete të pavarura.

 

Duke folur për Këshillin Atlantik, kryeministri Kurti paralajmëroi se Moska është e interesuar që të hapë fronte të tjera betejash, duke theksuar se rajoni i Ballkanit Perëndimor mund të kërcënohet nga këto qëllime.

Advertisement

 

“Duke pasur parasysh marrëdhëniet dhe lidhjet e ngushta të Serbisë me Rusinë, mbështetjen e saj për pushtimin e Ukrainës dhe duke pasur parasysh faktin se Republika Sërpska në Bosnje kontrollohet nga Moska po aq sa edhe nga Beogradi, rreziku i përhapjes së konfliktit në Ballkanin Perëndimor është fatkeqësisht i lartë”.

 

Mbi këtë argument, kryeministri i Kosovës nënvizoi nevojën e patjetërsueshme që vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen në Bashkimin Evropian.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit