minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Bota

Albin Kurti i përgjigjet Erdoganit: Turqia e mirëpritur, por dialogu me Serbinë është në duart e SHBA-BE

0
Albin Kurti i përgjigjet Erdoganit: Turqia e mirëpritur, por dialogu me Serbinë është në duart e SHBA-BE

Një ditë pasi presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u shpreh nga Beogradi se është i gatshëm të ndërmjetësojë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka reaguar kryeministri Albin Kurti.

 

Gjatë inaugurimit të një shkolle në Podujevë ai tha se ndihma e vendeve mike është e mirëpritur, por tashmë çështja e dialogut i përket Brukselit.

 

Advertisement

ALBIN KURTI

KRYEMINISTRI I KOSOVËS

 

Ata i kanë agjendat e tyre. Turqinë e kemi mik e aleat. Turqia është shtet shumë i fuqishëm në NATO, por dialogu që zhvillohet mes Kosovës e Serbisë, Kosova nuk është aty temë por palë, që bëhet me ndërmjetësimin e Brukselit dhe ndihmohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nesër vijnë përfaqësuesit specialë nga Berlini e Parisi që do ta shoqërojnë Lajçakun, ndihma e gjitha shteteve mike është e mirëseardhur.

Advertisement

 

Kreu i qeverisë së Kosovës komentoi edhe shmangien e Kosovës nga turi ballkanik i presidentit Erdogan.

 

ALBIN KURTI

Advertisement

KRYEMINISTRI I KOSOVËS

 

Agjendat se kur dhe ku burrështetasit e shteteve mike zhvillojnë vizita, nuk mund ta kuptojmë plotësisht. Kjo vizitë kishte më tepër të bënte me Bosnjë-Hercegovinën, siç mendoj, pasi e konsiderojnë vend shumë më të rrezikuar se Kosova. Serbia e Kroacia janë shtete me ndikim në Bosnjë. Vizita në Ballkan kësaj radhe lidhet me Bosnjë.

 

Advertisement

Nesër në Prishtinë mbërrijnë këshilltarët për politikën e Jashtme të kancelarit Scholz dhe presidentit Macron të ngarkuar me detyrën e angazhimit në dialog mes Kosovës dhe Serbisë me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për targat.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova