minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Albin Kurti jep garanci për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës

0
Albin Kurti jep garanci për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë siguri për zgjedhjet që do të mbahen në komunat me shumicë serbe në veri të vendit në fund të këtij muaji.

 

Gjatë fjalës së tij në kuvend, Kurti deklaroi se pluralizmi politik dhe e drejta e votimit të lirshëm dhe pa pengesa të komuniteti serb, janë të domosdoshme.

 

Advertisement

ALBIN KURTI


KRYEMINISTER I REPUBLIKES SE KOSOVES

“Ministria e Brendshme, ajo e pushtetit lokal dhe Ministria e Arsimit janë angazhuar sipas fushëveprimit të tyre në ofrimin e kushteve të sigurisë, administrative dhe infrastrukturore për të mundësuar organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve nga ana e KQZ-së. Shfrytëzoj rastin të them se pluralizmi politik dhe mbi të gjitha e drejta e votimit të lirshëm dhe pa pengesa te komuniteti serb janë të domosdoshme”

 

Advertisement

Më tej, kryeministri i Kosovës paralajmëroi se kushdo që cenon këtë të drejtë themelore, do të përballet me institucionet dhe forcën e ligjit.

 

 

“Kushdo që vijojnë ta cenoj këtë të drejt themelore nuk ka çka të pres tjetër përveç se përgjigjen e institucioneve tona me forcën e ligjit”

Advertisement

 

 

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat me shumicë serbe në Kosovë do të mbahen në 23 Prill.

 

Advertisement

Ato ishin planifikuar të mbaheshin me 18 dhjetor të vitit të kaluar, por institucionet e Kosovës u detyruan t’i anulojnë për shkak të incidenteve.

 

Kundër organizimit të këtyre zgjedhjeve, aktualisht është subjekti më i madh politik, Lista Serbe, parti e cila nuk ka aplikuar në KQZ për t’u futur në garë.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit