minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Albin Kurti u përgjigjet akuzave të opozitës në parlament: Duam marrëveshje me njohje

0
Albin Kurti u përgjigjet akuzave të opozitës në parlament: Duam marrëveshje me njohje

“Njohje de facto nga Serbia përfshin plani evropian për dialogun Kosovë-Serbi ndersa ajo de jure do të vijë ndërkohë.” ka deklaruar  kryeministri Albin Kurti këtë të enjte  në Kuvend.

 

“Ky propozim parasheh normalizim të marrëdhënieve ndërkombëtare ku Republika e Kosovës dhe ajo e Serbisë njohin njëra tjetrën në formën de fakto. Një gjë e tillë duket e qartë në tekstin e marrëveshjes por një gjë e tillë është premtuar edhe nga shtetet e emisarëve që e kanë propozuar marrëveshjen si dhe vet Bashkimi Europian. Njohja dejure e Serbisë, është e qartë se nuk është në mënyrë ekspicide e thënë atyre, por vetëm në formën defakto, por është pjesë sekuenciale e planin sepse aty parashihet se një marrëveshje përfundimtare do të arrihet ndërkohë si një parakusht për avancimin evropian të Serbisë, domethënë vetoja e Kosovës ndaj së ardhmes integruese të Serbisë përmes kësaj marrëveshje e merr edhe formën e një parimi juridik, sepse Serbia nuk do të mund të anëtarësohet në BE pa një marrëveshje finale me Kosovën, gjë që nuk ishte juridikisht e obligueshme më përpara.

 

Advertisement

Kurti po ashtu u është përgjigjur edhe kritikave te deputetëve opozitarë. Ai tha se marrëveshja duhet te parmbaje njohjen reciproke.

 

Marrëveshja me Serbinë varet prej diskutimeve dhe ajo duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër. Marrëveshja i vendos Kosovën dhe Serbinë si dy entitete të barabarta para të drejtës ndërkombëtare, me integritet territorial të pa cenueshëm të të dyjave, marrëdhënie të mira nder fqinjësore, njohje të plotë të pasaportave dhe simboleve shtetërore në nivelin ndërkombëtar, me referencë të qartë të parimit të kartës së OKBsë për barazinë e plotë sovrane në mes shteteve, ku asnjëra nuk mund të përfaqësoj dhe as të flas për të tjetrën në nivel ndërkombëtar dhe ku Serbia nuk do të kundërshtoj anëtarëismin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

 

Advertisement

Nderkohe  kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur kete te enjte në një  takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit