minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Asosacionin e pengon Kushtetuta”/ Kurti: Marrëveshja me Prishtinën duhet të përfshijë patjetër njohjen

0
“Asosacionin e pengon Kushtetuta”/ Kurti: Marrëveshja me Prishtinën duhet të përfshijë patjetër njohjen

I dërguari i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se ka marrë miratimin e Prishtinës për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

 

Por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përsëritur se asociacioni i komunave serbe nuk e ka kaluar ende provën në gjykatën kushtetuese.

 

Advertisement

 “Ka insistim nga faktori ndërkombëtar që Asociacioni i komunave më shumicë serbe, ashtu siç është nënshkruar me datën 19 prill 2013 e më pas edhe i elaboruar në shtatë kapituj me nënshkrimin e 25 gushtit të vitit 2015 të theksohet më shumë, por ajo marrëveshje është tashmë e theksuar sepse është e vetmja marrëveshje që nga 33 marrëveshjet e Brukselit që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Pra në një mënyrë ajo është marrëveshje e theksuar, është e theksuar në kuptimin juridik e kushtetues për shkak se nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese”

 

Sipas Kurtit, marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të përfshijë patjetër njohjen reciproke.

 

Advertisement

Ky propozim i ka pesë fjali dhe 10 nene gjithsej. Kur e patëm marrë ne atë më datën 9 shtator, patëm thënë që është bazë e mirë për diskutimet e mëtutjeshme, është një kornizë e platformës dhe e cila na mundëson që të ecim përpara, mirëpo nevojitet një proces negociator i bisedimeve, në mënyrë që ai propozim të bëhet marrëveshje. Ajo se çfarë ne theksojmë është që në njërën anë janë 33 marrëveshje të Brukselit nga dekada e kaluar dhe nuk ka asnjë marrëveshje e cila ka prioritet ndaj një marrëveshjeje tjetër.Pra nuk ekziston hiearkia e atyre marrveshjeve.Ato 33 marrveshje jane te vendosura ne rrafsh horizontal. Kështu që most ë harrojmë asnjëherë që marrveshja duhet të ketë njohjen reciproke në qendër.Sepse vetëm kështu mund të normalizohen raportet midis Kosovës dhe Serbisë.

 

Prej kohësh ndërkombëtarët po përpiqen për finalizimin e një marrëveshjeje përfundimtare, por deri më tani bisedimet me palët nuk kanë dhënë rezultat.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit