minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kurti përplaset me Borrel/ Qendrime të kundërta për “asosacionin” dhe vetingun në drejtësi

0
Kurti përplaset me Borrel/ Qendrime të kundërta për “asosacionin” dhe vetingun në drejtësi

Ecuria e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, nuk ka përcjellë sinjale pozitive për normalizimin e marrëdhënieve. Veccanërisht qëndrimi për asociacionin e komunave me shumcië serbe, e ka vështirësuar dialogun mes palëve.

 

Nga Brukseli ku u takua me zyrtarët më të lartë të bllokut, kryeministri Albin Kurti ashpërsoi tonet duke kritikuar moszbatimin e marrëveshjeve nga Serbia si dhe duke e quajtur asociacionin, në shërbim të interesave politike.

 

Advertisement

ALBIN KURTI
KRYEMINISTER I KOSOVES

“Janë 33 marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Dy të tretat e tyre nuk janë zbatuar nga Serbia, por gjithmonë, Beogradi zyrtar kërkon zbatimin e vetëm njërës prej saj, e cila nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Kemi nevojë për një karakter demokratik të dialogut që njerëzit të përfitojnë nga ai…të gjitha zgjidhjet që vijnë nga lart për të kënaqur një politikan apo tjetër nuk është demokratike, e unë jam demokrat dhe besoj se kapitulli i ardhshëm i dialogut, duhet ti shërbejë popullit.”

 

Por ky qëndrim i kryeministrit të Kosovës nuk u mirëprit nga shefi i politikës së jashtme të Bashkmit Evropian. Duke u përgjigjur me të njëjtin ton kritike, Josef Borrell deklaroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e pengon zbatimin e asociacionit.

Advertisement

 

JOSEPH BORRELL
SHEF I POLITIKES SE JASHTME, BE

“Më lejoni të them se edhe unë jam demokrat gjithashtu, nuk jam këtu për t’i shërbyer cilitdo politikan nga cilado anë. Nuk pajtohem me juve kur thoni se Gjykata Kushtetuese e bën të pamundur implementimin e kësaj marrëveshje, që është lidhur nga përfaqësuesit e dy palëve, në mirëbesim dhe pajtim me normat ndërkombëtare për lidhjen e marrëveshjeve. Më vjen keq kryeministër, por më duhet t’iu kërkoj vazhdimisht implementimin e kësaj marrëveshje. E di që ka marrëveshje që s’janë implementuar nga të dy palët, por kjo është më e rëndësishmja”.

 

Advertisement

Ndërkohë, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi përsëriti edhe njëherë qëndrimin kundwr te Bashkimit Evropian për vetingun në drejtësi,duke marrë shembull Shqipërinë.

 

OLIVER VARHELYI
KOMISIONER I BE PER ZGJERIMIN

“Kemi investuar shumë, politikisht dhe financiarisht për të krijuar një sistem gjyqësor që lufton për normat dhe vlerat e BE-së. Për këtë po angazhohemi për të parë se si këto procese do të kontribuojnë në këtë drejtim. Nuk besojmë se ka nevojë për reformim të të gjithë sistemit të Kosovës. Nëse më pyesni mua, duke marrë shembullin edhe të Shqipërisë nuk mendoj se një operacion aq i madh është i domosdoshëm sepse themelet dhe bazat e sistemit janë në përputhje me standardet tona. Jemi të gatshëm të ulemi dhe të shohim çfarë përmirësimesh mund të bëhen”.

Advertisement

 

Vetingu në drejtësi është cilësuar si një ndër prioritetet kycce të qeverisë Kurti 2.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit