minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë?! Albin Kurti: Nuk na e lejon Kushtetuta

0
Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë?! Albin Kurti: Nuk na e lejon Kushtetuta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,deklaroi përmes një bashkëbisedimi me studentët e Universitetit të Kembrixhit,në Angli se bashkimi kombëtar Kosovë-Shqiperi nuk është i mundur për momentin.

 

Kurti shtoi se Kushtetuta aktuale e Kosovës e pamundëson bashkimin me Shqiperinë.

 

Advertisement

Ai nuk harroi të akuzonte edhe  të dërguarin special të OKB-së, Martti Ahtisaarit.

 

“Kemi gjuhën e njëjtë, traditat e njëjta dhe kemi vetëdijën e përbashkët kulturore e historike. E kam fituar këtë mandat me punë e drejtësi dhe dua ta bëjë shtetin e Kosovës të fuqishëm edhe ekonomikisht edhe administrativisht. Nuk shoh që përforcimi i Kosovës shkon në të kundërtën e Shqipërisë. Por, aktualisht nuk kemi të drejtë t’i bashkëngjitemi dikujt sepse Kushtetuta sipas Ahtisaarit e ka bërë këtë kundërthënie, sepse pika 1.1 thotë se Kosova është vend i pavarur ndërsa pika 1.3 nuk e lejon atë t’i bashkëngjitet një vendi tjetër.Është krijuar përshtypja sikurse Kosova kur t’i bashkohet Shqipërisë duhet ti japë pjesë nga territori i saj. Nuk mendoj se duhet ta rrezikojmë integritetin territorial të Kosovës, por prioriteti numër një janë puna dhe drejtësia”, deklaroi Kryeministri i Kosovës nga Anglia.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit