minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“BE të zgjidhë Ballkanin Perëndimor, mund ti humbasim këta njerëz”

0
“BE të zgjidhë Ballkanin Perëndimor, mund ti humbasim këta njerëz”

Qeveritë e BE duket janë dakord që Ukraina e Moldavia të marrin statusin e vendit kandidat për në BE. Por si do dalë BE nga ngërçi i krijuar me Ballkanin Perëndimor? Eurodeputetja holandeze Sophie In’t Veld e ka një ide.

“Ne rrezikojmë që t’i humbasim këta njerëz”

Bashkimi Europian duhet të gjejë një zgjidhje për Ballkanin Perëndimor. Eurodeputetja liberale holandeze, Sophie In’t Veld, megjithëse e përshëndet sinjalin për Ukrainën është shprehur, se “e kuptoj dhe e ndaj zhgënjimin (e vendeve të Ballkanit). Sipas saj BE e rrit rrezikun në këtë rajon nëse e lë mënjanë Ballkanin. “Ne rrezikojmë që t’i humbasim këta njerëz, ne e shohim se Rusia dhe Kina atje e kanë një këmbë brenda dhe i ndikojnë zemrat dhe gjendjen e njerëzve.” Në BE ka shqetësim për kursin miqësor rus të Serbisë.

Prandaj eurodeputetja holandeze kërkon, ashtu si edhe Të Gjelbrit në Parlamentin Europian që BE me vendet e Ballkanit Perëndimor të dakordohet për një plan realist veprimi brenda një kohe të përcaktuar. Nuk mund të kërkosh nga këto vende, që të reformohen, dhe pastaj të votosh për anëtarësimin e tyre një brez më vonë, thotë Sophie In’t Veld.

Advertisement

Eurodeputetja Sophie In’t Veld është në një linjë me këtë qëndrim me ministrin e Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, i cili ka kërkuar në një non-paper për BE që “të ketë  një integrim me faza, pa e ndryshuar procedurën.” Që do të thotë, që vendet e Ballkanit Perëndimor që i plotësojnë kriteret në fusha të caktuara të trajtohen si vende anëtare. Kjo mund të vlejë për fushën e transportit, energjisë apo shkencës, ka thënë Schallenberg./ Burimi: DW

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit