minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Bombardimet e NATO-s në Serbi/ Shënohet 24-vjetori i sulmeve ajrore që i dhanë fund masakrave serbe në Kosovë 

0
Bombardimet e NATO-s në Serbi/ Shënohet 24-vjetori i sulmeve ajrore që i dhanë fund masakrave serbe në Kosovë 

Kjo e premte shënon 24-vjetorin e sulmeve tw Aleancws se Atlantikut të Veriut kunder bazave ushtarake serbe.

 

Në orët e pasdites së 24 marsit të vitit 1999, NATO nisi fushatën 78 ditore të bombardimeve, duke i dhënë fund luftës në Kosovë.

 

Advertisement

Urdhrin për fillimin e bombardimeve e dha presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton përmes një fjalimi historik që mbajti para popullit amerikan

 

Sulmet ajrore u ndërprenë më 10 qershor, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

 

Advertisement

Pesë vendet e përhershme anëtare, ranë dakord që në Kosovë të vendosej një administratë e Kombeve të Bashkuara, UNMIK, e cila do tw administronte fazën tranzitore deri në ngritjen e institucioneve vendore dhe zgjidhjen e përhershme të statusit të Kosovës.

 

Dy ditë më pas në 12 qershor 1999 filloi vendosja e rreth 50 mije ushtarëve nga 36 vende të botës, prej të cilëve 30 mije ishin nga vendet e NATO-s.

 

Advertisement

Sot, 24 vjet pas kësaj ndërhyrjeje, trupat e paqeruajtëse të KFOR-it janë në numër më të vogël dhe ndodhen në pjesë të ndryshme të Kosovës me mision paqeruajtës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit