minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Certifikata false/ Zbulohet në Greqi qendra ku vërtetimi merrej pa bërë vaksinën

0
Certifikata false/ Zbulohet në Greqi qendra ku vërtetimi merrej pa bërë vaksinën

Një skandal me vaksinat është regjistruar në një qytezë pranë Athinës. Mbi 480 vërtetime vaksinimi kundër Covid-19 janë lëshuar nga një punonjëse e qendrës mjekësore, por pa bërë në realitet asnjë injeksion.

 

Sipas mediave vendase, numri i certifikatave false pritet të jetë më i madh, pasi në qendër janë regjistruar si të kryera 40 mijë vaksinime, ndërkohë që zona ka vetëm 6 mijë banorë.

 

Advertisement

Ministri i Shëndetësisë tha se do të ndëshkohen të gjithë personat që kanë marrë certifikatë të falsifikuar.

 

“Kushdo që përpiqet të përjashtohet nga vaksinimi me një certifikatë të rreme ose një vërtetim të rremë të sëmundjes është duke u hetuar. Punonjësit të dinë që procedurat për shkarkimin e tyre kanë filluar. Ne jemi duke punuar në një dispozitë, ku sanksionet administrative dhe gjobat rast pas rasti do të jenë të një natyre parandaluese”, tha ministri i Shëndetësisë në Greqi, Thanos Plevris.

 

Advertisement

Greqia po përballet me një reduktim të dukshëm të stafit mjekësor pas pezullimit nga puna të mbi 6500 mjekëve dhe infermierëve, që refuzuan të bënin vaksinën.

 

Ndërkohë, qeveria greke ka paralajmëruar se ditët në vijim do të fillojë vaksinimi me dozën e tretë.

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit