minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Dendias: Greqia po forcon dhe modernizon forcat ajrore kombëtare

0
Dendias: Greqia po forcon dhe modernizon forcat ajrore kombëtare

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, deklaroi se forcat ajrore janë një shtyllë e parandalimit të çdo agresioni dhe çdo revizionizmi. Këto deklarata, Dendias i bëri gjatë një inspektimi të pajisjeve ajrore luftarake, me të cilat kreu edhe një fluturim.

 “Forca Ajrore është një shtyllë frenuese për vendin por edhe një shtyllë kontributi për shoqërinë në tërësi. Efektiviteti i tij dhe aftësia e madhe e drejtuesve të saj janë garanci për sigurinë e atdheut dhe stabilitetin në rajon më të gjerë për të parandaluar çdo agresion dhe çdo revizionizëm”.

Dendias theksoi se shteti grek po përpiqet të forcojë dhe modernizojë forcat ajrore kombëtare.

“Tashmë jemi duke diskutuar blerjen e F-35 që do të forcojë aftësinë parandaluese të atdheut tonë”, tha ai.

Advertisement

Po ashtu, ai theksoi se Greqia po përpiqet gjithashtu të rigjenerojë industrinë e mbrojtjes dhe të krijojë një sistem të ri inovacioni për të prodhuar sisteme mbrojtëse./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit