minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK/ Vllahiu: Proces i politizuar skajshmërisht, nisma e Shqipërisë e mirëpritur

0
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK/ Vllahiu: Proces i politizuar skajshmërisht, nisma e Shqipërisë e mirëpritur

Analisti Arbër Vllahiu në një intervistë për Vizion Plus ka folur lidhur me gjykimin në Hagë të 4 ish krerëve të UÇK.

 

Çfarë opinione ke krijuar lidhur me mënyrën se si ka nisur gjykimi ndaj 4 ish-krerëve të UÇK?

 

Advertisement

“Këto ishin përballjet e para, ne do të shohim për javë e muaj të tërë në vijim atë që do të paraqesin të dyja palët dhe sidomos pala akuzuese, e cila ka kërkuar madje vite të tëra edhe për të paraqitur gjithë rastin kundër 4 ish drejtuesve të UÇK. Të ndalemi tek ajo që thotë Prokuroria, kërkon që të ndërlidhë ato që quhet një hiearki e hekurt e UÇK, përfshirë Shtabin e Përgjithshëm, këta njerëz që prezantonin UÇK dhe krimet të cilat mund të jenë kryer në Kosovë. Kjo është ajo mbi të cilën po kërkon Prokuroria që ta bëjë të qartë se UÇK kishte shtrirje edhe horizontale edhe vertikale dhe se kishte hiearki komanduese dhe kjo hiearki ishte jashtëzakonisht e fuqishme. E dyta që Prokuroria ka kërkuar të provojë në ditën e parë të paraqitjes së fjalës së saj apo deklaratës hyrëse është që t’i paraqesë këta njerëz që janë sot në gjykatë si njerëz që në fakt kanë luftuar më tepër për pushtet se sa kanë luftuar për lirinë e Kosovës. Kjo është e pavërtetë e para sepse unë kam patur rastin që për vitë të tëra të përcjellë luftën në Kosovë dhe të gjithën çfarë ka ndodhur në të gjitha zonat e Kosovës. Ka qenë e vështirë që të bëhej lidhja e zonave të UÇK, diku 6 ose 7 zona. Lidhja e zonave me Shtabin e Përgjithshëm ka qenë jashtëzakonisht e vështirë andaj Gjykata Speciale duhet me patjetër ta tregojë se cila paska qenë kjo lidhje dhe si ka funksionuar ajo. Mbrojtja ka paraqitur atë që në fakt të gjithë e dimë në Kosovë, një fakt që nuk mund të quhen njerëzit që kanë luftuar për lirinë e Kosovës si ndërmarrje e përbashkët kriminale, sepse kjo ndërmarrje përbashkët kriminale, ashtu siç e tha avokatja e Krasniqit, do duhej ta kishte lidhjen edhe me ndërmarrjen ndërkombëtare kriminale, që në këtë rast do ishte NATO”, tha ai.

 

Pse nuk duket askund akuza për trafik të qenieve njerëzore dhe prej nga ku lindi e gjithë kjo çështje? Të akuzuarit po përballen me akuzën për krime lufte, për krime kundër njerëzimit e ndoshta dhe mund të dënohen. Kjo prej shumë analistëve e përforcon bindjen se gjykata mban qëndrime politike, si mendon?

 

Advertisement

“Po, sepse ligji që ka kaluar në Kuvendin e Kosovës në nenin 1 të tij e parasheh që kjo Gjykatë Speciale duhet të krijohen mbi bazën e një raporti që ka dhënë Dick Marty në Asamblenë e Përgjithshme të KE. Kjo akuzë mbi krejt atë çfarë ka ndodhur, përfshirë këtu edhe shtëpine e verdhë në Shqipëri, siç është quajtur e tillë ka rënë poshtë. Gjykata më nuk flet për krime të pretenduara në një shtëpi të verdhë kudoqoftë ajo në Shqipëri apo Kosovë, nuk flasim më për raportin e Dick Marty që ishte baza e gjithë kësaj që po ndodh. Nëse mund ta marrim deklaratën e zyrës së Prokurorit të Specializuar në qershor të 2020 meqë bënte publike se do të ngrinte akuzat ndaj 4 ish krerëve të UÇK edhe ajo kontezë që çdo gjë që paraqiti Prokuroria Speciale në ditën e parë të gjykimit ka të bëjë me çështje politike, po flasim për një proces të politizuar skajshmërisht”, tha ai.

 

Sa të përligjura janë sot të gjitha pikëpyetjet që kanë lindur 8 vite më parë kur u themeluan Dhomat e Specializuara me atë se si u bë e mundur që vetë klasa politike e Kosovës e pranoi ngritjen e kësaj gjykate?

 

Advertisement

“Kjo ka një histori më të thelle dhe nuk do doja të futesha në analizat ligjore të Gjykatës Speciale për Kosovën, pasi këto janë çështje që do t’i takonin Dhomave të Specializuara që t’i kryenin. Historia fillon pas luftës në Kosovë dhe këto janë ngritjet e para edhe kur ka qenë misioni i OKB këtu. E dyta, ajo që ndodh pas raportit famos të Dick Martyt, i cili është baza e kësaj gjykate por nuk është pjesë e këtyre gjykimeve dhe këtu është i gjithë problemi me të cilin po përballemi. Të gjithë këta njerëz kanë patur nevojë që njëherë të hesht të gjitha akuzat e luftës së saj dhe të hesht të gjitha ato që siç i quajti edhe ish presidenti i Kosovës, retë e zeza që kanë qenë mbi Kosovën. Në këtë rafsh që edhe Shqipëria në këtë formë ta pastrojë vetveten edhe nga ajo që ashtuquhet shtëpia e verdhë, për të cilën aktakuza nuk qëndron”, theksoi ai.

 

Si po e përcjell opinioni publik në Kosovë faktin që Shqipëria po e çon përpara nismën për të rishkruar një raport dhe miratuar në Këshillin e Europës?

 

Advertisement

“Në mesin e popullatës në përgjithësi çdo nismë e Shqipërisë për Kosovën është jashtëzakonisht e mirëpritur dhe njerëzit këtu e shohin me sy pozitiv. Në aspektin politik ende nuk kemi parë ndonjë reagim”, theksoi ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit