minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Greku më bëri magji, prandaj e vrava”/ Shqiptari me të kaluar tronditëse: Pa babain kur e ekzekutuan

0
“Greku më bëri magji, prandaj e vrava”/ Shqiptari me të kaluar tronditëse: Pa babain kur e ekzekutuan

Ditët e fundit në Greqi ka bërë bujë, arrestimi I një 32 vjecari shqiptar pak muaj pasi ai kishte kryer një vrasje ne zonen ku jetonte prej vitesh.

Shtetasi shqiptar vrau në 23 dhjetor 2020 fqinjin e tij, gruaja e të cilit ishte administrator e pallatit ku jetonte 32 vjecari.

Madje edhe sherri ka nisur për pagesat e administrimit të pallatit, ndonëse shqiptari shkoi ta vriste fqinin e tij grek në një spital, aty ku ai punonte.

Më pas trupin e fshehu në një parkim nentokësor, për tu gjetur vetëm disa kohë më vonë nga policia.

Advertisement

Arratisja në Shqipëri nuk e shpëtoi 32 vjecarin nga arrestimi, ndërsa tani që është në burg në Greqi dhe është marrë në pyetje, 32 vjecari ka nxjerre disa deklarata të cuditshme, mes të cilave edhe ajo se vrasjen e kishte kryer pasi I kishin bërë magji.

Së fundmi gazeta e njohur Protothema në versionin e saj online ka publikuar një tjetër artikull ku flitet për të gjithë jeten e 32 vjecarit.

Sipas lajmit,ai ka pasur një jete te vështirë sidomos në adoleshence, pasi ka parë babain e tij të vritet nnë mënyrë macabre pas një sherri për arsye pronash.

Një ngjarje që e ka tronditur thelle dhe ka lënë gjurme edhe në gjëndjen e tij psikologji dhe ne tërësi në shëndetin mendor,  në lidhje me të, por kësaj herë duke u fokusuar tek e shkuara e tij në Shqipëri dhe jeta në Greqi. Sipas medias greke, vrasja e babait të tij, kur shqiptari ishte vetëm 15 vjeç ka ndikuar në shëndetin e tij mendor.

Advertisement

Vetë 32 vjecari ka deklaruar para hetuesve se trauma që I la kjo vrasje i krijuar fobi dhe izolim në vetëvete.

Shqiptari, emri I të cilit nuk është bërë public deklaroi kishte parë një vizion ku viktima dhe gruaja e tij i bënin magji dhe mendonte se ata donin ta vrisnin.

Për këtë arsye ai vendosi që ta vriste fqinjin e tij. Megjithatë 32 vjecari pranon se është penduar dhe ka gabuar rëndë.

Sidoqpoftë avokati mbrojtës I shqiptarit do të mbrohet duke kërkuar ekspertizë psiqike për klientin e tij duke qënë se edhe gjatë shërbimit ushtarak në Greqi atij I ishte këshilluarf të takohej me një psikolog , e njëjta gjë që I është këshilluar në Shqiperi kur ka shkuar për vizitë në spital.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit