minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Greqia lehtëson masat për turizmin, rihapen bare dhe restorante

0
Greqia lehtëson masat për turizmin, rihapen bare dhe restorante

Nga kjo e hënë, në Greqi rihapen baret dhe restorantet si dhe lehtësohen një sërë masash të tjera, pas disa muajsh kufizimi. Vendi fqinj ka këmbëngulur në shpëtimin e sezonit turistik, duke u bërë i pari që teston edhe pasaportat digjitale të vaksinimit.

Sipas një vendimi të qeverisë greke, bizneset e shërbimeve të ushqimit dhe pijeve do të lejohen vetëm në ambiente të hapura të paktën deri më 10 maj. Hapja do të bëhet me kushte specifike dhe të forta për bizneset që duhet të respektojnë masat anti-Covid sipas protokolleve që parashikojnë dezinfektimin, distancën apo mbajtjen e maskës për punonjësit.

Shumë vende europiane gjithashtu kanë filluar të lehtësojnë masat anti-Covid. Pas muajsh të tërë mbylljeje, kafenetë në Venecia janë rihapur pasi vendi hyn tashmë në zonën e verdhë, çka do të thotë se rreziku nga COVID-19 është i ulët. Qeveria italiane përdori metodën e ngjyrave për të klasifikuar rajonet, por tanimë në pjesën më të madhe të shtetit fqinj janë lehtësuar masat kufizuese.

Edhe Franca po shkon drejt rihapjes. Nga dita e sotme nxënësit e shkollave të mesme u kthyen në klasa. Ndërkohë, pas 1 viti ndërprerje, rinis të marrë jetë edhe një nga pjesët më unike të kulturës spanjolle, ndeshjet me dema në Madrid. Në fundjavë u lejua që arena të mbushej deri në 40%, rreth 6000 fansa ndoqën ndeshjen e parë, në distancë dhe duke mbajtur maska.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit