minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Rikthehen masat kufizuese/ Greqia në karantinë pas orës 21:00

0
Rikthehen masat kufizuese/ Greqia në karantinë pas orës 21:00

Greqia ka vendosur të shtrëngojë masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, në këtë fillimviti. Qeveria greke ka marrë vendimin për të rikthyer orën policore, duke filluar nga dita e nesërme deri të hënën, më 11 janar. Qarkullimi do të ndalohet nga ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit në të gjithë Greqinë, ndërsa do të lejohen të lëvizin vetëm për arsye pune dhe shëndetësore.

Lajmi është bërë i ditur sot nga zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas, i cili sqaroi se lehtësimi i masave do të bazohet në kushtet epidemiologjike. Ai njoftoi gjithashtu se do të ndalohet ushtrimi i aktiviteteve si  dyqanet e panevojshme, libraritë, parukeritë, shërbimet e kujdesit dhe ato të gjuetisë e peshkimit.

“Kjo është një masë paraprake, pasi të gjithë mund të jemi relaksuar gjatë pushimeve. Ne do të na duhet të qëndrojmë përsëri në shtëpi, për t’i dhënë një frymë të madhe heronjve që po luftojnë koronavirusin dhe për të mbrojtur jetën e të gjithëve ne”, tha ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit