minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ministri i Jashtëm gjerman: Maqedonia e Veriut meriton hapjen e negociatave

0
Ministri i Jashtëm gjerman: Maqedonia e Veriut meriton hapjen e negociatave

Ministri gjerman për europën, Mikael Rot gjatë vizitës së tij zyrtare në Shkup deklaroi se është koha e fundit që Bashkimi Europian të përmbushë premtimet për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Diplomati i lartë shtoi se Gjermania do të përkushtohet plotësisht që ky qëllim të arrihet brenda presidencës portugeze, e cila përfundon në fund të muajit qershor.

 

MICHAEL ROTH

MINISTER PER EUROPEN, GJERMANI

Advertisement

“E ardhmja e Ballkanit Perendimor është europiane, tani duhet të veprojmë vendosmërisht që të mos ketë asnjë dyshim për këtë. Vendi juaj ka arritur progres të madh. Patët guximin të zgjidhni një kontest historik duke ndërruar emrin e shtetit tuaj. Jo vetëm Gjermania është në anën tuaj, por të gjithë partnerët në BE.”

Ndërkohë, gjithë vëmendja është  zhvendosur në qëndrimin e Bullgarisë pasi Sofja e ka kushtëzuar mbështetjen për Shkupin, me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve historike. E ndërsa qeveritë e të dyja vendeve po punojnë në këtë drejtim, presidentët janë takuar duke dhënë sinjale pozitive për tejkalimin e pengesave.

 

RUMEN RADEV

Advertisement

PRESIDENT I BULLGARISE

“Unë mendoj se udhëtimi i përbashkët në Romë dhe homazhet për vëllezërit shën Kirili dhe Metodi është një rast i mrekullueshëm për të ripërtërirë dialogun midis dy vendeve tona në nivelin më të lartë dhe për të shprehur vullnetin tonë të përbashkët për të zhvilluar marrëdhëniet tona në frymën e bashkëpunimit dhe miqësisë. Ne duam të shohim proces të qëndrueshëm dhe të pakthyeshëm, jo vetëm deklarata”

 

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski u tregua optimist për një zgjidhje të afërt.

Advertisement

 

STEVO PENDAROVSKI

PRESIDENT I MAQEDONISE SE VERIUT

“Zgjidhjet bëhen nga qeveritë tonë ndërsa ne jemi këtu për të relaksuar atmosferën, për të folur me një gjuhë tjetër. Mendoj se ka nevojë që të ripërtëriJmë besimin dhe si miq të flasim dhe për çështjet më të vështira që na ndajnë dhe unë shpresoj se këto dallime së shpejti do të afrojnë më shumë dy vendet tona”.

Advertisement

 

Dy presidentët dhe delegacionet përkatëse, nga aeroporti i Shkupit udhëtuan për në Romë me aeroplanin shtetëror bullgar, për të festuar përvjetorin e vëllezërve Cirili dhe Metodi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit