minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Greqia nuk gjen qetësi, zemërim i madh dhe marshime pas tragjedisë së trenave në Larisa

0
Greqia nuk gjen qetësi, zemërim i madh dhe marshime pas tragjedisë së trenave në Larisa

Mijëra punëtorë kanë lënë punën sot në Greqi, për të vijuar protestat e grevat, pas aksidentit tragjik hekurudhor me 57 viktima.

 

Demonstrata ka nisur prej orës 11, ndërsa pritet të kulmojë pas mesditës, përpara parlamentit në Athinë.

 

Advertisement

Tragjedia e 28 shkurtit ka ngjallur zemërim të madh te qytetarët grekë, të cilët fajësojnë qeverinë për sistemin e prapambetur hekurudhor, neglizhencën ndër vite, investimet e pamjaftueshme dhe mungesën e personelit.

 

Pas aksidentit, qeveria si shkak të ngjarjes gjeti një gabim njerëzor të punonjësit të stacionit hekurudhor. Edhe ministri i transportit dha dorëheqjen, një ditë pas ngjarjes, ndërsa kryeministri premtoi zbardhje të plotë, por kjo nuk mjaftoi.

 

Advertisement

Punonjësit e hekurudhave, kanë organizuar greva të vazhdueshme 24-orëshe, që nga java e shkuar, duke e çuar rrjetin në një bllokim. Ata thonë se kërkesat e tyre për përmirësimin e protokolleve të sigurisë kanë mbetur të padëgjuara prej vitesh.

 

Punëtorët e tjerë të transportit publik u larguan nga puna në shenjë solidariteti, duke ndërprerë shërbimet e metrosë, tramvajit dhe autobusëve në kryeqytetin Athinë. Anijet mbetën gjithashtu të ankoruara në porte, pasi edhe punonjësit e tyre iu bashkuan protestave.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit