minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Greqia rrit pagën minimale në 780 euro

0

Nga 1 prilli, paga minimale në Greqi do të rritet në 780 euro. Lajmin e bëri të ditur kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, pas mbledhjes së qeverisë.

 

“Nuk kam iluzione, e di që në vendin tonë rrogat janë ende të ulëta. E dëgjoj gjatë gjithë kohës sidomos nga të rinjtë dhe të rejat që e kanë të vështirë. Kjo rritje e re padyshim nuk e zgjidh problemin, por është një lehtësim i konsiderueshëm dhe mbi të gjitha tregon synimin tonë për të rritur pagat si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat“

 

Advertisement

Ndër të tjera, Mitsotakis tha se ekonomia greke është në zhvillim dinamik dhe se papunësia është në rënie.

 

“Në të njëjtën kohë, dua të theksoj se ekonomia greke është në një zhvillim. Prandaj tani është koha për të mbështetur punëtorët me një rritje të guximshme të pagës bazë“

 

Advertisement

Duke kujtuar rritjen e pagës minimale në Greqi në 650 euro, kryeministri grek theksoi se kjo është një rritje prej 9.4%, e treta radhazi gjatë qeverisjes së tij.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit