minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Hapja e negociatave/ Bujar Osmani, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut kërkon ndihmë nga Gjermania

0
Hapja e negociatave/ Bujar Osmani, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut kërkon ndihmë nga Gjermania

Liderët e Bashkimit Europian do të diskutojnë sërish hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në samitin e qershorit.

Shkupi zyrtar e quan këtë një mundësi të artë, që nuk duhet humbur, por klima politike me Bullgarinë, e cila bllokon kornizën negociuese, nuk është aspak e favorshme.

 

BUJAR OSMANI

Advertisement

MINISTER I JASHTEM I GJERMANISE

 

“Zgjedhjet jo vetëm në Bullgari, por edhe në Maqedoninë e Veriut nuk ndikuan pozitivisht në tejkalimin e dallimeve që ekzistojnë mes dy vendeve tona. Për fat të keq atje po shkohet në zgjedhje të parakohshme. Kjo do ta ngushtojë mundësinë për një dialog substancial. Unë e shoh samitin e qershorit të BE-së si një mundësi të artë për të filluar bisedimet si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Shqipërinë, prandaj mendoj se duhet të gjejmë një mënyrë të bisedojmë me qeverinë tranzitore dhe teknike atje dhe të gjithë miqtë që mos ta lëshojmë këtë mundësi për shkak se kam frikë se mundësitë e ardhshme janë edhe më të pakta për të marrë një vendim të tillë.”

 

Advertisement

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani gjendet në Berlin dhe shpreson të marrë mbështetjen e Gjermanisë për çeljen zyrtare të negociatave me BE.

 

 “Qëllimi kryesor pse jam këtu është për të biseduar për dosjen tonë europiane, implementimin e vendimit të marsit për çeljen e bisedimeve, për arsye se Gjermania kishte bërë përpjekje të jashtëzakonshme gjatë presidencës së saj për të mundësuar këtë vendim, dhe po e vazhdon të njëjtën edhe tani në kuadër të trojkës me presidencën portugeze.”

 

Advertisement

Duke komentuar qarkullimin e dokumenteve jozyrtare, ku jepen ide për zgjidhjen e çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor, ministri Osmani shprehet se ato kanë gjetur hapësirë për shkak të mesazheve jo të qarta të Bashkimit Europian sa i takon perspektivës europiane të rajonit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit