minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Hapja e negociatave/ Rumunia kundër ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut

0
Hapja e negociatave/ Rumunia kundër ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut

Rumana është kundër ndarjes së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

 

Ky ishte mesazhi i ministrit të jashtëm rumun, Bogdan Aurescu në konferencën e përbashkët  me homologun e  tij maqedonas, Bujar Osmani në Shkup.

 

Advertisement

BOGDAN AURESCU

MINISTËR I JASHTËM, RUMANI

 

“Nuk ka bisedime për ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria. Ne nuk e mbështesim një gjë të tillë. Është e rëndësishme të gjendet një zgjidhje sa më shpejt që të jetë e mundur për fillimin e negociatave me dy vendet së bashku.Fillimi i negociatave me shkupin dhe tiranën jo vetëm që është i drejtë, i merituar, por për momentin paraqet edhe nevojën në drejtimin e forcimit të rolit të rajonit në sigurinë e arkitekturës së kontinentit.”

Advertisement

 

Ndërkohë, osmani sqaroi se edhe pse është e drejta e shqipërisë të kërkojë ndarjen, një gjë e tillë do të përkeqësojë dinamikën e zgjerimit në bllok.

 

BUJAR OSMANI

Advertisement

MINISTËR I JASHTËM, MAQEDONIA E VERIU

 

“Shqipëria ka të drejtë të ngrejë zërin, por jam i vetëdijshëm që ndan mendimin se në planin afatgjatë nuk është e përshtatshme dhe shtetet anëtare pretendojnë se nuk do të prishë dinamikën rajonale. Vendimi për shkëputje nuk është as i Shqipërisë dhe as i Maqedonisë, është vendim i vendeve anëtare të bashimit evropian. Por kjo nuk është në interesin e tiranës, sepse këto situata janë ciklike. Herë e ne e tërheqim Shqipërinë, herë Shqipëria na tërheq zvarrë.’

 

Advertisement

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut u shpreh optimist se nuk do arrijnë deri të  ndarja nëse deri në qershor do të gjejnë zgjidhje me Bullgarinë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit