minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

I dështoi plani përdh*nimit, autori sulmon me thikë burrin në Kosovë

0
I dështoi plani përdh*nimit, autori sulmon me thikë burrin në Kosovë

Një person ka përfunduar në spital, pasi është sulmuar me thikë në Kosovë.

Sipas policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, kur autori i cili tashmë është arrestuar ka tentuar të drogojë të plagosurin.

Ky i fundit ka refuzuar të konsumojë lëndën narkotike. Më pas autori ka tentuar ta kryejë marrdhënie seksuale me të kundër dëshirës së tij. Dhe kur ai refuzoi të kryente marrëdhënie, autori nxorri thikën dhe e goditi në kokë.

Për pasojë i plagosuri është shtruar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa autori është vënë në prangat e policisë. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rastit.

Advertisement

Njoftimi policisë

VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË – Fushë Kosovë 05.05.2024-20:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike, fillimisht e kishte joshur viktimën mashkull kosovar, që të konsumoj substancë narkotike, e pasi viktima kishte refuzuar të konsumoj , i dyshuari e kishte joshur (cytur) që të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij, dhe pasi edhe kësaj here viktima kishte refuzuar, i dyshuari me një thikë kuzhine, e kishte goditur viktimën në kokë , me ç’rast i shkakton lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./vizionplus.tv./

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit