minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“I mituri, i zoluar nga shoqëria”/ Hetuesit serbë marrin dëshminë e babait të autorit të masakrës

0
“I mituri, i zoluar nga shoqëria”/ Hetuesit serbë marrin dëshminë e babait të autorit të masakrës

Babai i 13-vjeçarit, Kosta Keçmanoviç, i cili shkaktoi masakrën në shkollë, ka treguar para hetuesve se djali i tij kishte ditë që ankohej se ishte i veçuar nga shoqëria. Megjithatë, i mituri që vrau 8 nxënës si dhe rojën e sigurisë ka shprehur se nuk kishte shfaqur problem të dukshme.

 

Autoritetet bënë të ditur se babai e kishte çuar djalin e tij në poligone, kur ai ishte vetëm 12 vjeç dhe e kishte stërvitur për qitje. Gjatë dëshmisë së dhënë në polici, ai ka treguar se armët i mbante në një kasafortë me kod dhe se nuk e dinte se si kishte arritur djali ta zbërthente.

 

Advertisement

Vetë autori i krimit është marrë në pyetje në prani të nënës së tij, ndërsa po i nënshtrohet edhe kontrolleve për gjendjen mendore.

 

Ndërkohë, në qendrën spitalore po marrin mjekim 6 fëmijë, prej të cilëve një vajzë është në gjendje kritike për jetën.

 

Advertisement

13-vjeçari mësohet se kishte nisur planifikimin e vrasjeve rreth 1 muaj më parë, ndërsa mediat serbe kanë publikuar edhe skicat që i mituri kishte vizatuar, ku përfshiheshin planimetria e shkollës si dhe emrat e personave që ai donte të vriste.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit