minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Italia: Serbia të ulë tensionet/ Ministri i Jashtem italian bisedon me Vuçiç për veriun e Kosovës  

0
Italia: Serbia të ulë tensionet/ Ministri i Jashtem italian bisedon me Vuçiç për veriun e Kosovës  

Veprimet e Serbisë në Veri të Kosovës nuk tolerohen aspak nga Bashkimi Europian. Së fundi ishte Italia ajo që i ka tërhequr vëmendjen Beogradit për lëvizjet e rrezikshme të cilat nuk gjejnë aspak mbështetje në Romë.

 

 

Mediat serbe kanë raportuar një bisedë telefonike mes presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe ministrit të Jashtëm italian, Antonio Tajani. Sipas tyre shefi i diplomacisë italiane, i ka vënë në dukje presidentit Vuçiç se është e nevojshme të ruhet paqja dhe stabiliteti dhe për këtë arsye kërkoi qetësimin e situatës në Kosovë, si dhe kthimin e serbëve në institucione.

Advertisement

 

 

Nga ana tjetër Vuçiç është munduar t’i justifikohet Tajanit se është Prishtina ajo e cila nuk po përmbush zotimet e saj dhe nuk po respekton marrëveshjet e Brukselit. Sipas Vuçiç formimi i Asociacionit të Komunave Serbe, për të cilin Prishtina u angazhua duke e nënshkruar gati dhjetë vjet më parë nuk po zbatohet. Në fund Vuçiç ka ripërsëritur se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj politikës së paqes dhe stabilitetit.

 

Advertisement

 

Një ditë më parë shtetet e bashkuara të Amerikës, përmes këshilltarit të departamentit të shtetit Derek Cholet, kërkuan shtyrjen e zgjedhjeve në komunat veriore, deri në qetësimin e situatës. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Gjermania.

 

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit