minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Raport për veriun e Kosovës; Vuçiç diskuton nesër në qeveri diskutimin franko-gjerman për dialogun

0
Raport për veriun e Kosovës; Vuçiç diskuton nesër në qeveri diskutimin franko-gjerman për dialogun

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç kërkuar që të shtunën qeveria të mblidhet në një séance të jashtëzakonshme për t’u njohur në detaje mbi situatën në veri të Kosovës.

 

Mediat serbe raportojnë se në këtë mbledhje, presidenti Vuçiç do flasë edhe për propozimin franko-gjerman që i jep zgjidhje dialogut Prishtinë-Beograd.

 

Advertisement

Pas kësaj, Vuçiç do të takohet me ambasadoren kineze, Chen Bo, e më tej me ambasadorin rus në Serbi, Aleksandër Harchenko. Takimet e presidentit do të vijojnë edhe pasdite vonë ku ai do të presë përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

 

Për shkak të këtyre takimeve, Vuçiç ka anuluar edhe një udhëtim drejt Kajros ku do të mbahet një takim i liderëve botërorë për çështjen e klimës.

 

Advertisement

Muajt e fundit Brukseli dhe Uashingtoni kanë rritur trysninë ndaj Beogradit për një marrëveshje finale me Prishtinën. Propozimi franko-gjerman është cilësuar si më i mirë nga aktorë të jashtëm të dialogut dhe ai pritet të pranohet nga palët.

 

Propozimi shihet në Prishtinë si njohje de fakto e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, ndërsa në Beograd, si zhvlerësim i marrëveshjeve të deri tanishme të Brukselit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit