minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Tensionet në veri të Kosovës/ Vuçiç: Do t’i përmbahemi të drejtës ndërkombëtare

0
Tensionet në veri të Kosovës/ Vuçiç: Do t’i përmbahemi të drejtës ndërkombëtare

Pas takimit, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, foli për tensionet me Kosovën gjatë një konference për shtyp me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

 

Vuçiç tha se Serbia do të vazhdojë të respektojë mandatin e KFOR-it në Kosovë në përputhje me ligjin ndërkombëtar, sipas normave të Kombeve të Bashkuara.

 

Advertisement

Ai theksoi se paqja dhe qëndrueshmëria janë të rëndësisë thelbësore për Serbinë

 

“Besoj që gjithmonë do të jemi në gjendje të kuptohemi për dëshirën e vet zotit Stoltenberg dhe tërë NATO-s dhe KFOR-it që të vendosim paqe dhe qëndrueshmëri. Kam thënë se paqja dhe qëndrueshmëria janë të rëndësisë thelbësore për Serbinë, nuk më pëlqen t’i vë faj askujt dhe as të përdorë këto rrëfime fëmijërore”, deklaroi president serb.

 

Advertisement

Kujtojmë se takimi me Stoltenberg kishte si qëllim parandalimin e përshkallëzimit të tensioneve si ato të 31 korrikut në very të Kosovës dhe rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit