minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kaos dhe frikë në Greqi; shfaqen vatra të reja zjarri në periferi të Athinës

0

Greqia po vazhdon betejën me zjarret vdekjeprurëse, që po djegin vendin prej disa ditësh. Qindra zjarrfikës punuan gjatë natës dhe kete te merkure për të vënë nën kontroll flakët, por situata sa vjen e përkeqësohet.

 

Gjashtë janë rajonet më të prekura dhe që cilësohen me rrezikshmëri të lartë prej zjarreve këtë të mërkurë. Qindra banorë u detyruan të evakuohen në 24 orët e fundit, pasi flakët pranë fshatit Fyli rreth 25 kilometra në veri të Athinës, u përhapën me shpejtësi në drejtim të qytetit.

 

Advertisement

Pamjet tregojne tymin e madhe qe bllokuar pjesën veriore të kryeqytetit grek ndërsa flakët janë kanë përfshirë edhe parkun kombëtar në malin Parnithë.

 

Disa akse kombëtare dhe dytësore kryesisht në veri të vendit kanë pezulluar qarkullimin.

 

Advertisement

Qindra banesa, mijëra koshere bletësh dhe bagëti janë shkrumbuar. Dëmet janë të pallogaritshme edhe në infrastrukturë, magazina dhe pajisje bujqësore. Deri më tani sipërfaqet e djegura janë përllogaritur në mbi 400, 000 hektarë.

 

Përveç forcave vendase, në ndihmë të Greqisë kanë ardhur Gjermania, Suedia, Kroacia dhe Qiproja me avionë që hedhin ujë, ndërsa Rumania dhe Republika Çeke kanë dërguar dhjetëra zjarrfikëse dhe burime njerëzore.

 

Advertisement

Edhe Shqipëria dërgon drejt shtetit fqinj për ndihmë, mbi 60 zjarrfikës dhe automjete të cilët prej orëve të para të mëngjesit kanë qëndruar në gatishmëri.

 

Fillimisht u raportua se Greqia e refuzoi ndihmën por disa orë më vonë Agjencia kombëtare e mbrojtjes civile konfirmoi praninw e forcave shqiptare. Pas kësaj kryeminsitri grek falenderoi Shqipërinë përmes një reagimi rrjetet sociale.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit