minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kapen mbi 2 kuintalë drogë në Malin e Zi, kishe hyrë nga Shqipëria

0
Kapen mbi 2 kuintalë drogë në Malin e Zi, kishe hyrë nga Shqipëria

Një tjetër sasi e konsiderueshme lënde narkotike që ishte nisur nga Shqipëria u kap në Mal të Zi.

 

220 kg kanabis e ndarë në 224 pako u bllokua në një kamion në Podgoricë.

 

Advertisement

Rezulton se automjeti ishte regjistruar për transport të fruta perimeve.

 

Kamioni, raporton Vizion Plus, i përkiste një kompanie me seli në Podgoricë. As mjeti dhe as shoferi nuk janë shqiptarë, por dyshohet se lënda narkotike është ngarkuar në Shqipëri.

 

Advertisement

Shoferi i kamionit është larguar me vrap në momentin që policia i komunikoi se do të kontrollohej mjeti.

 

Sasia e kanabisit të sekuestruar është raportuar dhe tek pala shqiptare dhe policia nisi hetimet per këtë linjë të trafikut ndërkombëtar.

 

Advertisement

Gjithashtu po hetohet edhe itinerari i automjetit.

 

Kjo është ngarkesa e dytë, brenda pak muajsh që kapet në Malin e Zi. Edhe para disa kohësh, një tjetër kamion i linjës së fruta-perimeve u kap me sasi të mëdha kanabisi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit