minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Konfliktet në veri të Kosovës/ Kurti: Na nevojitet përkrahja e BE, NATO dhe shteteve perëndimore

0
Konfliktet në veri të Kosovës/ Kurti: Na nevojitet përkrahja e BE, NATO dhe shteteve perëndimore

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg pas konferencës së përbashkët me Aleksandër Vuçiç, ka dalë me një tjetër fjalim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në selinë e Aleancës Veri Atlantike në Bruksel.

 

Kurti, teksa komentoi situatën që po ndodh në veri të Kosovës, deklaroi se kanë nevojë për përkrahje të partnerëve ndërkombetarë, BE, NATO dhe shteteve të tjera perëndimore.

 

Advertisement

“Në një anë keni shtetin demokratik të Kosovës dhe policinë profesionale dhe në anën tjetër keni struktura ilegale të Serbisë që kanë ngritur barrikada. Në këtë sens s’mund të ketë tolerim për krimin e organizuar. Policia jonë ka ndërmarrë 39 operacione ku kanë arrestuar dhjetëra kriminelë të grupeve kriminale, të të gjitha komuniteteve. Policia jonë nuk i zgjedh kriminelët në bazë të përkatësisë së tyre etnike. Neve na nevojitet përkrahja nga BE dhe NATO dhe nga shtetet perëndimore”, tha Kurti.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit