minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kosova drejt Këshillit të Evropës, ministri serb: Ditë e turpshme në Asamblenë Parlamentare

0
Kosova drejt Këshillit të Evropës, ministri serb: Ditë e turpshme në Asamblenë Parlamentare

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se 16 prilli është “ditë e turpshme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, pasi shumica e deputetëve të saj e mbështetën anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime, Asambleja Parlamentare e mbështeti anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës gjatë një seance plenare të martën në Strasburg.

Radiotelevizioni i Serbisë (RTS) e citoi Daçiqin të ketë thënë se Serbia do ta vazhdojë luftën e saj “me të gjitha forcat” në mënyrë që vendimi të mos miratohet në Komitetin e Ministrave më 16 maj.

“Ne do ta shohim vlerën e fjalës që bashkësia ndërkombëtare ia dha presidentit Aleksandar Vuçiq, se Kosova nuk do të pranohej në Këshillin e Evropës derisa ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ndryshe do të jetë gënjeshtër përsëri”, tha Daçiç.

Advertisement

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij, por Prishtina nuk e ka themeluar atë.

Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës në maj të vitit 2022 dhe bëri një hap përpara drejt anëtarësimit kur më 27 mars, Komisioni për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate e miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku thuhet se Kosova i plotësoi kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e kësaj organizate ndërkombëtare.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës, e themeluar më 1949.

Pjesë e tij janë 46 shtete, përfshirë 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe të gjitha vendet e rajonit.

Advertisement

Në dy raste, Serbia votoi kundër kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, megjithëse asaj i kërkohet të mos e kundërshtojë anëtarësimin e vendit fqinj në asnjë organizatë ndërkombëtare në përputhje me Marrëveshjen Bazë që palët e arritën në dialogut e ndërmjetuar nga BE-ja në shkurt të vitit 2023.

BE-ja thotë se Marrëveshja Bazë është ligjërisht e detyruese për Kosovën dhe Serbinë.

Por, zyrtarët e Beogradit kanë thënë vazhdimisht se nuk do t’i zbatojnë të gjitha pikat e marrëveshjes./Radio Evropa e Lire/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit