minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kosova kujton ditën e lirisë/ 12 qershori, hyrja e trupave të NATO

0
Kosova kujton ditën e lirisë/ 12 qershori, hyrja e trupave të NATO

Si sot, 23 vjet më parë trupat e NATO-s hynë në Kosovë pas 78 ditë bombardimesh kundër bazave ushtarake serbe.

Me rastin e 12 Qershorit, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës bene homazhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova.

 

VJOSA OSMANI
PRESIDENTJA E KOSOVES
“Këtë ditë e cila simbolizon shumëçka për të gjithë qytetarët tani, popullin e Kosovës që për dekada të tëra ishte i shtypur nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit. Siç e dini me 12 qershor, të gjitha forcat serbe u larguan nga Kosova pas krimeve të llahtarshme që kishin kryer ndaj popullatës civile në Kosovë dhe në Kosovë hynë forcat e NATOS, Ushtria Çlirimtare dhe u rikthyen edhe civilët të cilët ishin detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre”.

Advertisement

 

Ndërsa kreu i qeverisë, premtoi se do të angazhohet për drejtësi, për viktimat, dëmet e vuajtjet që i janë shkaktuar Kosovës gjatë kohës së luftës.

 

ALBIN KURTI
KRYEMINISTRI I KOSOVES
“Do të insistojmë e angazhohemi për drejtësi për të gjitha viktimat, për të gjitha dëmet e vuajtjet që na janë shkaktuar. Në këtë mënyrë bashkë me popullin e Kosovës, i cili është i jashtëzakonshëm e kemi të sigurt dhe shumë më të mirë të ardhmen përpara.”

Advertisement

 

Një ditë para hyrjes së trupave paqeruajtëse u nënshkrua Marrëveshja Teknike e Kumanovës, që parashihte tërheqjen e të gjitha forcave serbe nga Kosova dhe hyrjen e NATO-s.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit