Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar pas takimit të dy krerëve të shteteve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Stoltenberg shprehet i zhgënjyer që nuk pati një zgjidhje për marrëveshjen e targave.
Advertisement
Përmes një reagimi në Twitter, kreu i NATOS-s kërkon përgjegjësi dhe shmangie të përshkallëzimit nga të dyja palët.
Advertisement
“Bisedova me@JosepBorrellF. Jemi të zhgënjyer që nuk ishte e mundur të zgjidhej mosmarrëveshja e targave. Tani është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike. Përshkallëzimi duhet të shmanget.
@NATO_KFOR mbetet vigjilent.”– shkruan Jens Stoltenberg.
Advertisement