minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Jo hyrje në veri pa KFOR”/ Stoltenberg takon Osmanin dhe Kurtin

0
“Jo hyrje në veri pa KFOR”/ Stoltenberg takon Osmanin dhe Kurtin

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka mbërritur sot në Prishtinë ku është takuar me zyrtarët më të lartë të shtetit dhe ka rikonfirmuar vendosmërinë e aleancës së atlantikut të veriut për të garantuar paqe e siguri në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në një konferencë për shtyp, Stoltenberg gjithashtu nënvizoi se autoritetet kosovare duhet të respektojnë marrëveshjen e vitit 2013 që Forca e Sigurisë së Kosovës, të mos hyjë në pjesën veriore pa marrëveshje me KFOR-in dhe NATO-n.

 

JENS STOLTENBERG

SEKRETAR I PERGJITHSHEM, NATO

Advertisement

“Unë mirëpres që autoritetet e Kosovës t’i përmbahen marrëveshjes që arritëm në vitin 2013. Kjo pasqyron gjithashtu ndjeshmërinë dhe sfidat. Dhe unë mendoj se kjo është mënyra më e mirë për të vazhduar në gjetjen e ekuilibrit të duhur dhe për të shmangur situatat që mund të cënojnë përpjekjet për të gjetur zgjidhje, dhe për të shmangur gjithçka që mund të minojë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.”

 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s përsëriti se aleanca mbështet një zgjidhje politike sa i takon raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Advertisement

“Misioni ynë është i bazuar në kushte, dhe KFOR është në Kosovë për të ndihmuar, për të krijuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet. Dhe ne gjithashtu mbështesim fuqimisht përpjekjet për të gjetur një zgjidhje politike. Jemi këtu për shumë vite dhe ndiejmë një përgjegjësi për të kontribuar për paqe dhe stabilitet, në Kosovë, që gjithashtu është e rëndësishme për të gjithë rajonin”.

 

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kërkuan mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në aleancën ushtarake duke theksuar se janë angazhuar plotësisht drejt këtij qëllimi. Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, është vendosur në Kosovë në qershor të vitit 1999, pas tërheqjes së forcave serbe.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit