minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kurti e Vuçiç takohen në Bruksel/ Meloni e Borrell: Kemi kërkuar zbatimin e marrëveshjeve

0
Kurti e Vuçiç takohen në Bruksel/ Meloni e Borrell: Kemi kërkuar zbatimin e marrëveshjeve

Kane perfunduar takimet e ndara të  kryeministrit Albin  Kurtit  dhe presidentit e Serbisë  Aleksander Vuçiç me lideret europiane.

 

Deri më tani nuk ka  informacione me rezultatet e prodhuara pasi asnjeri prej tyre nuk ka folur per mediat.

 

Advertisement

Por  kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka deklaruar se lideret europian kanë kërkuar nga të dy palët zbatimin e marrëveshjeve në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

 

 

GIORGIA MELONI

Advertisement

“Në takimin trilateral me Macronin dhe Scholzin ishim të zënë me bisedat rreth një tjetër skenari kritik, atij midis Serbisë dhe Kosovës e jemi duke kërkuar të gjejmë një zgjidhje, mbi bazën e një pune shumë të gjatë që është bërë kryesisht nga Italia, Gjermania, Franca dhe BE-ja. Ne kemi kërkuar nga të dy liderët që të bëjnë përparim në marrëveshjet e arritura në vitet dhe muajt e fundit”,

 

Ndërsa shefi i diplomacisë europiane Joseph Borell ka theksuar se zgjidhja e vetme mes dy vendeve eshte dialogu.

 

Advertisement

SHEFI I POLITIKES SE JASHTME TE BE-SE

JOSEP BORRELL

 

 “Kur jemi te Kosova dhe Serbia – puna po vazhdon dhe ndoshta duhet ta lëmë mbledhjen e BE-së dhe të provojmë të ulemi sërish me të dy liderët për të provuar nëse ne mund të gjejmë një zgjidhje brenda dialogut. Rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë shkon përmes dialogut. S’ka zgjidhje tjetër”.

Advertisement

 

Ndërsa  president i Keshillit Europian Charles Michel ne një postim në rrjete sociale ka theksuar se De-pershkallezimi  dhe kthimi  ne normalizimin e mardhenieve  ndermjet Prishtines dhe Beogradit eshte thelbesor.

 

Kryeministri i Kosoves dhe president i Serbisë u takuan sot me presidentin francez Emmanuel Macron,kancelarin gjerman Olaf Scholz,kryemnistren italiane Giorgia Meloni dhe shefin e diplomacise Europiane Josep Borell.

Advertisement

 

Nderkohë Albin  Kurti eshte takuar edhe me te derguarin e Be-se Miroslav Lajcak.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit