minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kurti-Vuçiç takohen në Bruksel; bisedimet synojnë dakortësinë për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

0
Kurti-Vuçiç takohen në Bruksel; bisedimet synojnë dakortësinë për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Pas më shumë se katër muajsh  kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç takohen sot në Bruksel.

 

Në mëngjes, president i Serbisë Aleksander  Vucic u takua me diplomatet evropian  dhe diskutimet mes tyre mbaruan rreth ores 10.00.

 

Advertisement

Më pas përfaqësuesi I lartë ië BE-së Josep Borell dhe I dërguari europian Miroslav Lajcak, nisën menjehere takimin me kryeministrin e Kosoves Albin Kurti

 

Ndërkohë  takimi  i perbashkët  ka filluar në orën 11:00 dhe në focus të bisedimeve është zbatimi i  marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Advertisement

Ndërkohë pas takimit  pritet qe  Borrell të mbajë një konference per mediat.

 

Marrëveshja me 11 nene parasheh mes të tjerash një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë. Ajo kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës dhe i detyron ato që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.

 

Advertisement

Në shtatë takimet e kaluara  Kurti dhe Vucic nuk  kanë nënshkruar asnjë marrëveshje, përfshirë edhe atë për normalizim në shkurt, e cila është arritur vetëm gojarisht.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit