minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Bota

Kurti: Marrëveshja ishte sukses/ “U arrit që të përfshihej plani franko-gjerman”

0
Kurti: Marrëveshja ishte sukses/ “U arrit që të përfshihej plani franko-gjerman”

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka konsideruar marrëveshjen për targat një arritje te madhe teksa ka theksuar se kushtet këtë herë dallonin nga ato që iu ofruan të hënën në Bruksel.

Qëllimi ynë ishte që propozimi franko-gjerman  për normalizimin e një marrveshje ligjërisht   të obligueshme ndërkombëtare  të bëhet cështja e bisedimeve në  Bruksel, drejt arritjes së një dakordimi, i cili shtetit tonë që ështe normal e demokrat ia bashkangjit edhe një raport normal e evropian me Serbinë.Ishte e qarte nga vet deklarata e zevendespresidentit te Komisionit Evropian dhe perfaqësuesit  te larte  per siguri dhe politikë të jashtme , Borrel që një gjë e tille nuk ishte përfshire ne diskutime e dites se hene.Tani ajo figurin saktesisht dhe me nje status te qarte ne paragrafin e pare.Nuk ka qene ne diten e hene , ne tekstin, i cili me eshte ofruar mua ne fund.

Advertisement

 

Për Albin Kurtin, dyfishimi i tekstit në marrëveshje është një sukses.

Advertisement

Të hënën  ne mbrëmje mua më ështe ofruar një document si dakordim i përbashkët , i cili ka pasur 95 fjalë.Dhe fjalët France e Gjermani nuk kanë qënë askund.Dhe nuk i referohet propozimit franko-gjerman apo te Bashkimit Evropian,sic po themi tani, përvec ceshtjes se targave  tek ceshtja e ketij propozimi.Nuk thuhet propozimi,por thuhet do te zgjidhet ceshtja e targave sipas atij propozimi pa thene franko-gjerman,95 fjale.Nderkaq, kjo  që eshte dakorduar mbreme  i ka 194 fjale  dhe eshte me shume se  dyfishi i teksti. Janë krejtësisht të ndryshme, ata që thone qe ajo  cfare nuk eshte pranuar te henen eshte pranuar te merkuren, nuk e dinë se per cka po flasin.  

 

Advertisement

Në seancë plenare, kryeministri është shprehur se marrëveshja është e vlefshme deri në përfundim të negocimit të dokumentit franko-gjerman.

Pjesa e targave  ne marrveshjen e mbremshme  nenkupton qe Qeveria nuk leshon dhe regjistron targa te reja .Gradualisht targat e paligjshme  do te nxirren nga perdorimi  sipas nje mekanizmi te tille .Ne  arritem te zbatojme parimin e reciprocitetit  ne ate seksion te marrveshjes  që u be deklarate e Borrelit ,por do te jete e vlefshme deri ne perfundimin e negocimit te dokumentit franko-gjerman,kur te kryhet ky negocim , atehere skadon afati i ketij dakordimi.

 

Advertisement

Kryeministri i Kosovës ka këmbëngulur që dialogu duhet të rinisë me shpejtësi brenda disa ditëve. Ai u ka bërë thirrje edhe serbëve të dorëhequr që të rikthehen në institucione.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova