minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kurti: Nevojitet trysni mbi Beogradin për arritjen e një marrëveshjeje

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beson se me Serbinë mund të arrihet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me njohje të ndërsjellë në qendër të marrëveshjes. Deklaratën e tillë, Kurti e ka dhënë gjatë një konference për media, të premten, në Prishtinë. Ai ka theksuar se qëndrimi i Qeverisë së Kosovës është në përputhje me deklaratën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i cili ka thënë se në qendër të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve duhet të jetë njohja e ndërsjellë.

 

 

“Unë besoj që kjo është e mundur, sepse besoj në fuqinë e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të bëjnë trysni shtesë mbi Beogradin, për një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ashtu siç e ka thënë presidenti Biden, ashtu siç e dëshirojmë ne, ka nevojë për trysni shtesë mbi Beogradin”, tha Kurti.

Advertisement

 

 

Ai shtoi se problemi për t’iu qasur një marrëveshjeje të mundshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, qëndron te Beogradi. Siç tha ai, qysh në nëntor të vitit 2022, zyrtarë të lartë të Qeverisë së Serbisë, e kanë hedhur poshtë propozimin franko-gjerman, i cili nga autoritetet e Kosovës është vlerësuar si bazë e mirë për bisedime për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet dy shteteve.

 

Advertisement

 

Përkundër që është folur për një dinamizim të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Kurti theksoi se po bëhen katër muaj që kur propozimi franko-gjerman u është dhënë palëve, ndërkohë që atëherë ka ndodhur vetëm një takim në Bruksel, ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

 

 

Advertisement

Ai iu referua takimit me Vuçiqin në Bruksel, më 21 nëntor, ku nuk u arrit marrëveshja për targat. “Unë kam pritur që do të ketë intensitet dhe dinamikë shumë më të lartë nga 18 gushti dhe nga 9 shtatori i vitit të kaluar”, tha Kurti.

 

 

Më 18 gusht, Kurti dhe Vuçiqi ishin takuar në Bruksel, ndërkaq më 9 shtator, me Kurtin ishin takuar në Prishtinë i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, si dhe Jens Plettner dhe Emmanuel Beaune, këshilltarë për politikë të jashtme dhe siguri të kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Advertisement

 

 

Në këtë takim, ata kishin dorëzuar propozimin franko-gjerman, i cili tashmë po njihet si propozim i Bashkimit Evropian për një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit